Ylli Pata: Miti i rremë i shumicës relative të Foltores së Berishës

Ylli Pata: Miti i rremë i shumicës relative të Foltores së Berishës

Sali Berisha

Rezultati perceptues që del nga sondazhet që zhvillohen pas ndarjes së PD-së, nuk duket se është matës real për situatën e forcave brenda opozitës.

Kjo nuk do të thotë se grupi i Lulzim Bashës gjendet më lart se foltorja, por në realitet ka më shumë gjëra që nuk shkojnë.

E këtë e tregoi qartë e saktë rezultati i zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023, më parë e kishte treguar edhe 6 marsi 2022.

14 maji 2023 tregoi që partia e Sali Berishës jo vetëm që nuk është një forcë që thith kapacitetet apo zërat aktivë opozitarë në terrene pjellore për të djathtën, por largon edhe forcat deri më tani pjellorë që i janë larguar.

E tregoi Shkodra, Tropoja, Kukësi, Kamza apo zona të tjera. Janë të njohura rezultatet e sondazheve para elektorale, të cilat jepnin një fitore të lehtë të koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, pra BF, në të gjitha bastionet e mësipërme. Por rezultati që totalisht ndryshe, duke nisur nga Shkodra.

Ajo që ka ndodhur është një ndryshim epokal në mënyrën e votës 33 vjeçare në këto zona. Ku për herë të parë pati një votë të qartë, politike e specifike proteste kundër partisë së Sali Berishës.

E gjithë kjo nuk doli në sondazhet përpara zgjedhjeve, kur në të vërtetë, u pa qartë edhe në zgjedhjet e 6 marsit 2022 në Shkodër, ku koalicioni mes Sali Berishës dhe Ilir Metës fitoi në Shkodër vetëm si pasojë aleancës së hapur me Agron Çelën që ishte drejtuesi i LSI-së atje, dhe aleancës së fshehtë me Tom Doshin. i cili Lulzim Bashën e ka armik të hapur dhe e ka shpallur publikisht në intervistë, duke e fajësuar si fajtorin e shpalljes Non Grata nga SHBA.

Ndaj matja e perceptimit sipas metodës para 14 majit nuk duket se tregon realitetin real brenda opozitës, që u provua qartë nga dy palë zgjedhje.

Natyrisht kjo nuk do të thotë se ka PD e Lulzim Bashës shumicën e mbështetjes, edhe pse ka shumicën e strukturave të mbijetuara të Partisë Demokratike. Militantët e zgjedhësit anë dy anë krejt të ndryshme, por fakt është se foltorja më 14 maj, nëpërmjet Gazmend Bardhit dhe deputetëve të tjerë, anëtarë të kryesisë së PD-së, ndaloi që PD të garojë me kandidatët e saj në zgjedhje.

Shmangja e kësaj gare na ka dhënë një perceptim jo real i forcave potenciale aktuale brenda opozitës. Legjenda e shumicës relative të foltores është më shumë se mit i rremë, ajo ka rënë në zgjedhjet e 14 majit. E për të rimatur temperaturën brenda opozitës, duhet një termometër tjerër, i cili të jetë i ndjeshëm ndaj të gjithë indikatorët brenda kësaj situate që ndryshon vazhdimisht në terren.

Sa për të ilustruar situatën. Përpara zgjedhjeve të 14 majit 2023, të gjithë sondazhet që u publikuan në televizione jepnin fitoren e kandiatit të foltores Bardh Spahia në Shkodër. Vetëm Report tv në javët e fundit e jepte situatën në mënyrë më të ekuilibruar.

Ndërkaq, stafi i Benet Becit, ka pasur një panoramë të qartë që në fillim që i tregonin fitoren e tij në të gjitha qendrat e votimit në Shkodër. Që në fakt u bë fakt. Kjo sepse matja e opinionit ishte më specifik nga ana shkencore, por edhe duke marrë ekzigjencë nga ndryshimet e opinionit.

Nëse shikohet në mënyrë virtuale nga zhurma, apo edhe përkrahja e mediave të mëdha, Foltorja është më aktive, por kjo është nga lart, jo në territor./ Tema

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni