Ylli Pata: Muxhahidinët infektohen nga Berisha, sulmojnë egër SHBA me gjuhën e Doktorit!

Ylli Pata: Muxhahidinët infektohen nga Berisha, sulmojnë egër SHBA me gjuhën e Doktorit!

Muxhahidinët iranianë që jetojnë prej vitit 2014 në Shqipëri, tashmë janë përplasur keq me Amerikën, e i janë vërvitur Departamentit të Shtetit, me gjuhën që e kemi dëgjuar prej Sali Berishës. Duket nuk ka qenë rastësi një afërsi e opozitarëve të Iranit prej disa kohërash me rrethin politik, mediatik dhe atë të ekspertëve që mbështet foltoren. Dje, pas incidenteve në kampin e Manzës, doli për të folur në emër të anëtarëve të MEK, avokati i tyre, që “rastësisht” është historikisht avokati i Sali Berishës dhe i familjes së tij, si dhe përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës, i cili e zgjodhi edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Në një deklaratë të kupolës së muxhahidinëve, përkatësisht Këshillit të Rezistencës së Iranit me qendër në Paris, flitet me një gjuhë kundër SHBA, që ne këtu e kemi dëgjuar prej vitit 2021, kur Sali Berisha u shpall Non Grata. E pikërisht mënyra e formulimit, ngjan si dy pika uji me diskursin e doktorit e enturazhit të tij kundër SHBA, e nuk është ndonjë çudi që aty të jetë dora e spinëve të PR të Foltores. Në fillim deklarata e MEK ka qarkulluar vetëm në gjuhën angleze, port ani, është përkthyer edhe në shqip, e ka gallata të mëdha.

Muxhahidinët, e kanë kapur me amerikanët, pas një deklarate që Evropa e Lirë, citoi një zëdhënës të Departamentit Amerikan të Shtetit. I cili theksoi “SHBA-ja nuk e cilëson MEK-un lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian, por ka shqetësime serioze për MEK-un si organizatë, përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të tij”. Pas kësaj, muxhahidinët kanë mprehur shpatën kundër SHBA. Sipas tyre, Amerika po koketon me regjimin e mullahëve dhe vërejtjet e DASH i konsideron “të turpshme”.

“Vërejtjet e turpshme për përfaqësimin dhe legjitimitetin e lëvizjes së rezistencës dhe Organizatës Muxhahedin-e-Khalq të Iranit nuk kanë asnjë interpretim tjetër përveçse demonstrimit të sinjaleve pozitive ndaj regjimit të mullahëve dhe rreshtimit me sulmuesit që kanë shkelur vlerat universale të lirisë së shprehjes, lirinë e tubimit, të drejtat e azilkërkuesve dhe traktatet ndërkombëtare si Konventa në lidhje me Statusin e Refugjatëve, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që çuan në vrasjen e një anëtari të MEK-ut dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve”, thekson deklarata, e cila vijon më tej.

“Autori i një përmbajtjeje të tillë duhet të mësojë nga përmbysja e Shahut se atyre u mungon autoriteti për të vendosur se kush përfaqëson popullin iranian. Përgjegjësia për përcaktimin se kush e përfaqëson popullin iranian i takon vetë popullit iranian në zgjedhje të lira brenda një republike demokratike. Kjo përgjegjësi lind pas përmbysjes së regjimit fetar fashist që është qetësuar nga administratat e njëpasnjëshme të Shteteve të Bashkuara për shumë vite”.

Kjo është tipikisht fraza e egër, e agresive ndaj Amerikës. Të cilën e akuzon se ka përkrahur Shahun para 60 vjetëve, si dhe po përkrah vazhdimisht regjimin aktual të Teheranit. Një qëndrim mosmirënjohës, pasi SHBA i shpëtoi jetën muxhahidinëve, duke i sjellë nga Iraku në Shqipëri, ku bombardoheshin ditë për ditë me raketa e drone nga Garda Revolucionare e Gjeneral Qazim Sulemanit që u vra me urdhër të Donald Trump. Një logjikë tipike si e Berishës, që kur e mbështet atë Amerika është e mirë, e kur nuk e mbështet, atëherë është e keqe dhe jo demokratike.

Në fakt Departamenti i Shtetit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka thënë se nuk ka shpresë që muxhahidinët pas 40 vjetësh të jenë opozitë reale për të shkaktuar ndryshime në Iran. E ky është fakt tashmë, pjesa më e madhe e tyre i kanë humbur lidhjet me atdheun e tyre, e nuk bëjnë dot ndryshimin, pasi jetojnë jashtë vendit, ku gjithashtu kanë edhe pjesë të rëndësishme të familjeve. Muxhahidinët vërtetë për një kohë ndihmuan SHBA me informacione për tentativat e Iranit për prodhimin e armës bërthamore, por sot ata nuk janë relevantë. Janë thjesht azilantë që strehohen një pjesë e madhe në Shqipëri, por edhe në Europë e SHBA. 

Gjithsesi, ky kontigjent militant fanatik, që janë stërvitur për të qenë një grup luftarak, të frustruar nga braktisja e mbështetjes amerikane, ka shumë gjasë që të jenë e kthehen mish për top si një ushtri e gatshme për këdo aktor politik që kërkon trazira, si këtu edhe si jashtë. Po kjo pastaj, është mesele tjetër që kërkon një analizë edhe më të detajuar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU