Ylli Pata: Nexhmije Hoxha u hetua për kafe, sot nuk i kërkohet llogari politikanëve që kanë miliarda?

Ylli Pata: Nexhmije Hoxha u hetua për kafe, sot nuk i kërkohet llogari politikanëve që kanë miliarda?

Nexhmije Hoxha

Kush në vitin 1991 ka qenë i rritur, e mban mend se pikërisht në atë kohë, para se të vinte në pushtet Partia Demokratike e të rrëmbente të gjitha pushtetet, përfshirë dhe Prokurorinë, nisi hetimi ndaj nomenklaturës së lartë komuniste në Shqipëri.

President i Republikës ishte i ndjeri Ramiz Alia, kur prokuroria shqiptare bëri të gjithë inventarin e shpenzimeve që drejtusit e lartë të PPSH-së, përfshirë të venë e Enver Hoxhës.

Kur Sali Berisha u bë President pas 22 marsit 1992, Nexhmije Hoxha u arrestua dhe u mbajt në burg deri në gjykimin e saj e siç dihet u dënua. Por në thelb, akuza që mbrojti prokuroria tashmë e komanduar nga partia në pushtet, mbështetej nga hetimi që kishte nisur në vitin 1991. Gjyqi në atë kohë u bë publik, ku përveçse gruaja e Enver Hoxhës, i pandehur ishte dhee drejtusi i ndërmarrjes që furnizonte udhëheqjen e lartë komununiste.

Ai gjyq mori emrin si proceesi i kafeve dhe shamive të letrës, pasi shumica e zërit që kishte kaluar shpenzimet ishte ai për kafe për njerëz që vinin në shtëpinë e Enver Hoxhës, e që natyrisht ishin shumë, por edhe sasia e letrave për fshirje buzësh, që në atë kohë mund të quheshin luks. Ai process megjithatë, pati një histori interesante, që në fakt askush nga kronistët nuk e regjistroi në mënyrë besnike. Edhe sot e gjn të vështirë të mbledhës materiale nga ai proces.

Por, keq apo mirë, prokuroria e asaj kohe, që vinte nga nomenklatura komuniste arriti të bëjë një radiografi të shpenzimeve buxhetore që nomenklatura kishte përfituar. Edhe pse sot ai shpenzim konsiderohet çikërrimë.

Keq apo mirë, e veja e Enver Hoxhës nuk kishte pronë të vilës ku jetoi bashkë me familjen e saj në bllokun e udhëheqejes. Madje, deri sa vdiq para pak vitesh jetoi në një pulari në periferi te Tiranës.

Ndërsa politikanët e zyrtarët e lartë të 30 vjeçarit postkomunist, hynë në politikë shumë më të varfër se Nxhmije Hoxha, e sot, jetojnë në banesa luksoze, kanë shtëpi në bregdet të një standardi milionerësh, që njihen si vilat e Lalzit, fëmijët, nipërit jetojnë në luks, në SHqipëri dhe në vendet më të shtrenjta të botës.

Kanë pasuri të tundshme të frikshme, automobile që kushtojnë jo dy pot re shifra.

Po si ka mundësi që SPAK, mirë që nuk i heton, por thjesht të bëjë një inventar të pasurisë; një inventar të thjeshtë, ku jetojnë ata dhe familjet e tyre, çfarë automjetesh vozisin, ku i bëjnë pushimet e ku janë shkolluar. Kaq të thjeshtë, dhe ta botojnë. Pastaj t’ja lënë popullit, që ndoshta, kur ta shikojë në letër sa janë pasuritë e tyre mund të marrë një vendim ndryshe….

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 11/11/2022 09:04

    Drejtesia e re po e humb besimin e popullit me keta "udheheqesit" 30 vjecar. As i heton as i denon, as i fal... Ne diktature nuk vidhte njeri, ne "demokraci" namin po bejne dhe dalin avokatet pastaj qe i pastrojne dhe nuk pranojne asnje akuze te klientit se jane te gjithe te ndershem. Po ketu ka marre fund! Edhe ai drejtori i nderrmarrjes qe furnizonet bblokun ishte njeri super i ndershem qe u burgos me pa te drejte vetem se pse kishte zbatuar sipas ligjit porosite e udheheqjes per uje , kafe, dhurata qe merrnin udheheqesit per homologet e tyre jashte etj? Po te tanishmit cbejn???!!!! Sbehet ky vend pa drejtesine.

    Përgjigju
  • Pali: 11/11/2022 05:30

    Per Ramogarkine e ke mo Sillo???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë