Ylli Pata: Nuancat politike të përballjes së parë Meta-Yuri Kim pas Presidencës

Ylli Pata: Nuancat politike të përballjes së parë Meta-Yuri Kim pas Presidencës

Ashtu siç i quajti të gjithë anëtarët e Komisionit të Dosjeve “fëlliqësira të Ramës”, ashtu siç quajti Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe SPAK, por dhe Gjykatën Kushtetuese, pra vasalë të Edi Ramës, Ilir Meta, kishte quajtur të tillë edhe përfaqësuesen më të lartë të SHBA në Tiranë, ambasadoren Yuri Kim. E kishte quajtur si njeri të Edi Ramës, siç e quajnë çdo ditë ish-ministrat e tij apo mbështetësit mediatik.

Megjithatë, ambasadorja Yuri Kim, festën e pavarësisë së SHBA-së, një nga eventët më të rëndësishme të Amerikës në Tiranë, ja la ta drejtonte Ilir Meta. Po ashtu sapo ky i fundit mori drejtimin e një partie parlamentare, edhe pse ka ndryshuar emrin, shkoi dhe e takoi në seli.

Ambasadorja Kim, apo parardhësit e saj, e kanë bërë gjithmonë me të gjithë faktorët politikë shqiptar. Monika Kryemadhi, meqë ra fjala, ka qenë gjithashtu një nga politikanët që ka pasur kontakt të shpeshtë me ambasadoren e SHBA.

Por si Meta, ashtu dhe Kryemadhi, kanë dashur të krijojnë një ideologji kundër SHBA, duke hapur në publik një fabul se Amerika e ka inat familjen Meta.

Madje mbahet mend deklarata e Kryemadhit se ambasadorja Yuri Kim erdhi në Elbasan gjatë fushatës së 25 prillit dhe trajtoi si “speciale” Rudina Hajdarin.. Kur në fakt, Hajdari ishte takuar si një kandidate normale si të gjithë aktorët politikë kryesorë të qarkut.

Ku është sot Rudina? Pjesëtare dhe anëtare ddrejtuese e partisë së Sali Berishës që SHBA ka shpallur non grata! Kjo ka ndodhur se ashtu e mendon Hajdari, e jo se ajo u preferua apo u shty nga SHBA. 

Amerika është një vend i madh e superfuqi, e si i tillë, kur ka pasur qëllime realisht të rëndësishme, nuk ndalet deri në fitore. E këtë SHBA e ka bërë jo thjesht viteve kur ka qenë Superfuqi botërore, por edhe në Luftën e Parë, e sidomos në Luftën e Dytë, kur ishte një vend në punën e vet, e i angazhuar se nuk do të hyjë në konfliktin idiot të europianëve dhe aziatikëve.

Ishte përqëndruar në kontinentin e saj, duke menduar të dalë nga kriza e tmerrshme ekonomike e viteve 20 të shekullit të shkuar. Por siç dimë, japonezët, në atë kohë një fuqi e frikshme ushtarake që kishte pushtuar thuajse pjesën më të madhe të Azisë, bombardoi Pearl Harbor, ku shkaktoi një masakër. E siç e dijmë, përgjigja amerikane qe aq e fortë, sa jo vetëm Japonia mori mësim por edhe gjithë bota, se ç;do me thënë të grricesh me një “hundlesh” në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Por në këtë kontekst, as Meta që ende nuk është shpallur Non Grata, as Berisha me familjen e tij që janë ndëshkuar nga qeveria amerikane, nuk se janë në fokusin kryesor të një superfuqie, përveç në xhepin përkatës së politikës së shteti. E në këtë kontekst, SHBA ka mbështetur reformën në drejtësi, e cila si bazë të saj ka që Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjidhen nga një procedurë në Kuvend, ku kanë rol të barabartë mazhoranca dhe opozita.

Berisha dhe Meta, për ta dështuar këtë process e bojkotuan, por natyrisht SHBA e BE parashikuan se ka rrugdalje edhe kur bojkotojnë palët. E kështu ndodhi e u krijuan institucionet. Kurse Gjykata Kushtetuese, është pikërisht institucioni ku Meta dhe SHBA janë përplasur aq fort, sa mbahet mend sherri për Adrian Dvoranin që SHBA e shpalli kampion të korrupsionit, e Meta e kontestoi, duke sharë rëndë Amerikën.

Po çfarë i ka thënë sot ambasadores Yuri Kim për Dvoranin? Ku natyrisht as Meta nuk është president dhe Dvorani në KED. Por natyrisht ishte Yuri Kim, për t’i treguar se SHBA ka partneritet me të gjithë aktorët politikë, deri në momentin që nuk janë ndëshkuar nga qeveria e SHBA dhe vendeve aleate. 

E siç mësohet, i ka bërë të qartë se qeveria amerikane mbështet fort, po shumë fort SPAK, BKH dhe Gjykatën Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit…

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 23/09/2022 17:59

    Likja sot hëngri karrotën , së shpejti ka me hangër rrotën...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha