Ylli Pata: Përgënjeshtrimi i BE-së ndaj Llallës, realisht është për Sali Berishën dhe Ilir Metën!

Ylli Pata: Përgënjeshtrimi i BE-së ndaj Llallës, realisht është për Sali Berishën dhe Ilir Metën!

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Deklarata e fortë dhe zyrtare e zëdhënëses zyrtare të Bashkimit Europian, Ana Pisonero, pas akuzave të Adriatik Llallës, është në fakt një sinjal i fortë që shkon drejt Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Politikanët dhe ndjekësit e tyre që prej 5 vitesh tashmë, sulmojnë barbarisht e rregullisht ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Tiranë.

Duke ngritur akuza dhe lajme false nga më të tmerrshmet ndaj tyre: që nga vjedhja e deri tek akuzat seksuale.

Janë vite e vite, ku portale të paguara nga këto qarqe politikanësh; që shkojnë përreth Berishës e Metës ç’farë nuk kanë thënë.

E në këtë lubi tmerri e gjërash të turpshme e pa sens, nuk ka pasur regum, duke i lënë në mjerimin e tyre të gjithë këto njerëz që pa asnjë logjikë dhe sens qytetarie kanë nxirë eterin me turlilloj mënxyre.

Por në momentin që një njeri, që dikur ka qenë Kryeprokuror i Republikës, e deklaroi pa ju dridhur qerpiku se ambasadorja e BE-së në Tiranë i kishte kërkuar arrestimin e Sali Berishës, erdhi reagimi i ashpër.

I prerë dhe i qartë, nga zyrtari i ngarkuar në Bruksel për të zëdhënë qëndrimin zyrtar, që natyrisht e ka përbenjështruar deklaratën e Adriatik Llallës.

Që kur u tha u kuptua se Llalla ja futi got, pasi nuk ka asnjë logjikë njerëzore, qoftë edhe e sëmurë që ushqen sadopak arsye ta mendonte se një ambasador kërkon arrestimine  një politikani.

E pas përgënjështrimit të Bashkimit Europian në formë zyrtare, Adriatik Llallës i është shtuar edhe një akuza tjetër, përveç atyre që e kanë dënuar me vendim gjykate.

Ajo e shpifjes apo e dënimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me partnerët kryesorë, por edhe të shpifjes ndaj një personi për shkak të cilësisë së detyrës.

Sipas të gjitha gjasave, kjo çështje do të shtrohet edhe formalisht, pasi nuk mundet që dikush si Llalla të vijojë të gjëjë alibi për dënimin e tij, duke u fshehur në prehrin e atyre që e emëruan dhe i mbrojti.

Megjithatë, deklarata e fortë e Bashkimit Europian, duket se drejtohet qartësisht ndaj Berishës dhe Metës, që prej kohësh, kanë gjetur si një shënjestër diplomatët europianë dhe amerikanë.

Brukseli, me deklaratën e saj duke se ka thënë: “Tani Mjaft! Mjaft se është kaluar çdo kufi e për çdo qëndrim në të ardhmen do të ketë reperkursione, pasi nuk mundet dhe askush nuk mund ta tolerëojë një sjellje të tillë.

Që kur u shtrua si argument se e keqja politikanëve tanë më të rëndësishëm të 30 viteve u ka ardhur nga ambasadorët, nuk është vetëm një absurditet provincial i nivelit të ulët.

Si ka mundësi që nuk është një, por të gjithë ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së janë shënjestruar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta?

E nisën me Mariza Linon e kanë përfunduar me Yuri Kim, ashtu edhe me të BE-së e njëjta gjë dhe e njëjta logjikë. Jo e ka burrin, jo motra i punon atje, jo dhëndri është me origjinë andej e gjëra të tilla bajate pa asnjë sens.

Ngjajnë si dy pika ujë me vulgun e organizatave terroriste arabe që për çdo gjë që nuk kanë arritur a probleme vetëm shfajësojnë Perëndimin, qeveritë, e qytetarët e saj, madje edhe duke kërcënuar jetën e tyre, a thua se ka faj SHBA e Europa për problemet e jetesës së tyre. Po Shqipëria nuk është një vend i varur nga këto organizata e ky mentalitet; është vend që kandidon për në BE dhe ka një opinion dërrmues që kërkon integrimin në BE dhe mbron aleancën me SHBA.

Një “mjaft” ka ardhur nga Brukseli, që duket se nuk do e tolerojë më që për të shfajësuar veten para akuzave publike e zyrtare të sulmojnë Perëndimin…/ Gazeta "Tema"

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë