Ylli Pata: Prognoza e 'Luftës Civile' brenda Partisë Demokratik

Ylli Pata: Prognoza e 'Luftës Civile' brenda Partisë Demokratik

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Arben Imami, një nga themeluesit e PD-së, më pas një nga armiqtë e më vonë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Sali Berishës, deklaroi se i vetmi që mund ta largojë Lulzim Bashën është doktori.

Një deklaratë e ftohtë e koshiente që del në përfundimin se PD-ja që nga shkurti i 1991 e deri para përjashtimit ka qenë realisht partia e doktorit, ku çdo karrierë varej dhe kalonte nga zyra e tij.

Mirëpo gjërat, nuk duken aq të thjeshta sa i bëjnë njerëzit pranë Berishës, që natyrisht kanë marrë yrysh në “revolucionin” e tyre për të hequr me një “fishkëllimë” Lulin nga poltroni i kreut të Partisë Demokratike.

“Lufta Civile” tashmë në kulmin e saj brenda partisë më të madhe të opozitës, pritet të sjellë atë që presin të gjithë, një rezultat të kësaj përplasje të madhe, që përveç emrave e politikanëve të PD-së, ka përfshirë edhe njerëz të medias e bisnesit në vend.

Lulzim Basha, siç e ka deklaruar vetë, e ka shikuar largimin e Sali Berishës, si “betejën politike të jetës së tij”, e në fakt kështu është, pasi duket që ose do t’ja dalë ose do të mbyllë përfundimisht karrierën e nisur me katapultimin e “babit”.

Fakt është që në fund mbi gjithçka do të prevalojnë numrat, sin ë grupin parlamentar apo edhe në organet e selisë blu, që sipas të gjitha gjasave do të pësojnë një konfigurim së shpejti, kur të kruhet beteja finale e fatale e kësaj lufte.

Por sa më shumë afrohemi te beteja fatale, ka një analogji rajonale kjo përplasje tek partia më e madhe e opozitës shqiptare.

E kjo analogji rajonale në formë, por duket edhe në përmbajtje e në vijimësi, i ngjan procesit të fortë e tronditës që pësoi Partia Radikale Serbe e Vojislav Sheshelit në Serbinë e pas Millisheviçit.

Sheshel, një nga profesorët më të njohur të drejtësisë së Universitetit të Sarajevës, arriti që gjatë kulmit të shpërbërjes së Jugosllavisë bëri për vete edhe katedrën e drejtësisë së Universitetit të Beogradit, ku kanë dalë më pas udhëheqësit kryesore të Partisë Radikale e më pas partisë së sotme në pushtet në Serbi, Partisë Progresiste të Aleksandër Vuçiçit.

I cili ka qenë “biri” politik i Sheshelit në pjesën e dytë të jetës së Partisë Radikale, asaj që i takon kohës së Luftës së Kosovës. Ku Vuçiç u emërua ministër i propagandës së qeverisë serbe, e ku numri dy i qeverisë ishte Shesheli.

Pas rrëzimit të Milosheviçit, e arrestimit të tij në Hagë, radhën e kishin një pjesë e rëndësishme e elitës politike e ushtarake serbe për të qenë pjesë e panelit të të akuzuarve për krime kundër njerëzimit. Një nga këto ishte edhe Vojislav Shesheli, i cili gjithashtu konsiderohej nga Perëndimi, si një politikan i papranueshëm për një process ardhmërie e integrimi të Serbisë drejt Bashkimit Europian.

Kështu në vitin 2008, nënkryetari i Partisë radikale, në atë kohë kryetari i Parlamentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç deklaroi kundërshtinë e tij me vijën politike të Sheshelit, pasi ai ishte kudnër hyrjes së Serbisë në BE.

Nikoliç dha dorëheqjen nga posti i kreut të parlamentit serb, por edhe nga partia radikale, kun ë vitin 2008 formoi Partinë Progresiste të Serbisë, parti ku morën pjesë Aleksandër Vuçiç, por edhe figura të tjera të mbeturinave politike të partive pro Milosheviçit, siç ishte për shembull Aleksandër Vulin, ministri aktual i brendshëm i Serbisë, apo edhe Nikola Selakoviç, ministri aktual i Jashtëm i Serbisë, i cili konsiderohet një nga “pjesëtarët e klubit të Fakultetit të Drejtësisë së Beogradit”.

Me një fjalë të rinjtë u rebeluan ndaj “babait” dhe bënë një parti të re, e realisht morën pas vetes pjesën më të madhe të mbështetësve, si dhe suportin ndërkombëtar. Sheshel mbajti Partinë Radikale, e sot është në margjinat e politikës, ku realisht nuk ka asnjë peshë.

Duke ardhur në rastin tonë, kemi deri tani 7 deputetë të PD-së: Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luan Baçi, Oert Bylykbashi, Luçiano Boçi, që janë shpallur pro Sali Berishës.

Këta deputetë i bëjnë vërtetë dëm PD-së në një situatë normale, duke u larguar nga radhët e partisë, porn ë një luftë të tillë duket se janë shumë pak. Madje rreshtimi i tyre i fortë kundër Bashës sot, do të hapë mjaft hapësirë për karrierë në PD-në zyrtare, që duket do të përmbytet në fund nga një ardhmëri njerëzish.

Berisha, duket se po shkon drejt një variant final, ku nuk mund ta rrëzojë Bashën nga froni, por do ta quajë veten “kryetari legjitim i PD-së”. Që siç e bëjnë të ditur mbështetësit e tij, do të marrë një fetë të PD-së në 12 qarqet e vendit,

E kjo “fetë” do të jetë krahu radikal i një lëvizje që do të protestojë, e veprojë me emrin e fytyrën e Sali Berishës.

Por, duket se pjesa zyrtare e PD-së, do të mbijetojë, vetëm se i takon Lulzim Bashës që të jetë më kreativ se si do ta themelojë partinë dhe alternativën e vet.

Deri tani, gjasat janë që të kemi një fotokopje të “lëvizjes Sheshel” por me ca ndryshime në personazhe. Që natyrisht ja vlen të analizohen hap pas hapi…TemA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat