Ylli Pata: Pse Kukësi është një humbje e Sali Berishës?

Ylli Pata: Pse Kukësi është një humbje e Sali Berishës?

Sali Berisha

Shumë e thjeshtë! Sepse asnjë ditë Sali Berisha nuk pati një lëvizje në territorin e opozitës në bashkinë Kukës. Përkundrazi, sapo pati një rast kur një kandidat i rëndësishëm që vinte nga PD e sulmoi. Edhe pse ndodhi kjo, asnjëher Berisha nuk i dha kandidatit të tij për Kukësit një pavarësi politike dhe personale, përkundrazi.

Luajti fort me pllakatonin Gazmend Bardhi të cilin e solli në Kukës, si për të treguar se votimi në raundin e zgjedhjeve të pjeshshme bëhet për të ndëshkuar Lulzim Bashën e për të çmuar Berishën e partnerin e tij të ri Gazmend Bardhi.

Ja sot i kemi rezultatet çfarë dujet të thuhet? Që të gjithë kuksianët u zgjuan me vrap për të votuar kundër Sali Berishës? Natyrisht që jo! Kush e thot këtë abuzon. Por fakt është që askush nuk votoi pro Sali Berishës. E këtë doktori rta kuptojë mirë e mirë se po i ndodh shpesh.

Sa për Gaz Bardhin, ai nuk se ka ndikim politik. Kukësi nuk ka votuar pro Berishës, e nëse ka një logjikë paksa të rëndë mund të thotë që ka edhe sinjale të rënda më shumë.

Por fakti është se subjekti politik i Sali Berishës që vendosi kandidat në Kukës, nuk është se e konsideroi një aset të fortë njeriun që vuri për kryetar. Përkundrazi nuk dha ndnjë profilizim të detajuar për mediat.

E gjitha u luajt politikisht si nga Berisha, ashtu edhe nga Gaz Bardhu, që u dha si risi, ndaj edhe bëri mbledhjen e grupit parlamentat në Kukës, pa dhënë ndonjë vendim të rëndësishëmm, por me logjikën se kemi ardhur në Kukës.

Pra logjikisht, si Berisha e Bardhi thanë: Na votoni ne, mua dhe Gazin se ne jemi opozita. E elektorati i tha JO! A mund të quhet kështu? Pse jo? E kërkoi vetëm Berisha, duke mos vënë gjithçka mbi kandidatin, por mbi veten.

E kështu theu hundët. Së paku, të djathtët nuk është se u mobilizuan për të dalë në votime. Madje më keq se më 14 maj. Gjen justifikime? Mund të gjëjë, po a qëndrojnë?

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të marrë fund kaosi në kuvend?



×

Lajmi i fundit

Mbretëria e Bashkuar/ Dënohen me 12 vite burg 2 shqiptarë, u pikasën nga policia pasi hodhën kokainën vlerë 50 mijë paund nga dritarja

Mbretëria e Bashkuar/ Dënohen me 12 vite burg 2 shqiptarë, u pikasën nga policia pasi hodhën kokainën vlerë 50 mijë paund nga dritarja