Ylli Pata: Pse opozita iu rikthye sulmeve ndaj ndërkombëtarëve?

Ylli Pata: Pse opozita iu rikthye sulmeve ndaj ndërkombëtarëve?

Belind Këlliçi

Sot në protestën para bashkisë, pati një rrite të toneve ndaj ndërkombëtarëve, që u përmendën nga Belind Këlliçi. Përveç refrenit me fjalor nga familja Nobel prej ADriana Kalasë, e cila ndryshe nga Voltana Ademi, adhuron nitroclicerinën më shumë se molovin, ka pasur një rritje të diskursit kundër ”ndërkombëtarëve”. Ilir Meta, para dy ditësh shpërtheu kundër ”partive euroatlatike”.

Por i gjithë ky zulm nuk duket si i qëlluar pasi nuk kemi as Donald Lu që flet për Al Capone, e as Yuri Kim që flet për ”ngrënie bari”.

Ndërkombëtarët janë shumë të qetë kohët e fundit, madje më shumë se ç’duhet. Edhe shefi i CIA-s i ra kryq i tërthor Ballkanit, po s’erdhi në Tiranë.

Ndërkohë as në konventën e republikanëve amerikanë në Milwaukee-Wisconsini, apo këto ditë në Chicago, nuk pari asnjë prej vipave të politikës shqiptare.

Shumë çudi, pasi çdo vitë ka pasur garë për të marrë një ftesë në kuvendet më të rëndësishme të politikës botërore, e këtë radhë se çan kush kokën. Pasi në modë janë hurdhat e Shkopetit, gjolet e malësisë, a bukuritë e bregdetit të jugut.

Përtej kësaj frenezie të këtyre influecerave të rinj turistik shqiptarë, thua e beson kush se nëse do të kishin ftesë në konventën e republikanëve apo demokratëve nuk do të shkonin?

Kush i mban mend fotot e videot frenetike nga 20 janari 2017, ku Ilir Meta me Petrit Vasilin, Fatmir Mediu apo të tjerë u bënë qull në Washington D.C duke pritur inagurimin e Donald Trump, i cili në fund foli vetëm 5 minuta. Ue sa lekë janë harxhuar për të shkuar atje, e sot, jo vetëm që nuk mërziten por flasin hapur kundër amerikanëve. ”Po sulmuojnë opozitën”, po mbajnë pushtet Ramën e gjera të tilla.

Refren jo i panjohur, por duket se përsëritja sot pranë zgjedhjeve tregon se si do të jetë loja në fushatë. Një lojë e qartë që do të flasë për komplot, ku natyrisht kësaj radhë s’mund të fajësojnë as Sorros që është pranë vdekjes e as Biden që nuk është kandidat.

Po nuk mund të lavdërojnë edhe Trump, pasi duket se nuk kanë një lidhje reale me republikanët apo me lobet pranë ish-presidentit. E kjo ndodh thjesht sepse opozita shqiptare ka tronditur lidhjet me përfaqësinë e SHBA në Tiranë, që është edhe thelbi i çdo marrëdhënie.

Sot Ambasada e SHBA ka një të ngarkuar me punë që do të qëndrojë deri në ardhjen e ambasadorit të ri, David Kosterlic. E deri atëherë do të kemi sulme e akuza në mënyrë që të nxisin ambasadorin e ri që të shkojë njëherë të shikojnë çfarë kanë këta që janë të mërzitur e bërtasin. Mund të jetë taktikë që edhe mund të ecë, por me amerikanët?

Fakti është që shpresat janë të pakta dhe po i paraprihet një situate edhe më të rëndë me ardhjen e ambasadorit të ri amerikan. Që jo vetëm mund të mos ja varë shumë këtyre thirrjeve, por mund të ketë takime më të shpeshta në SPAK.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar