Ylli Pata: Pse shkoi Gazi te rrugica? Po ku të shkojë tjetër!

Ylli Pata: Pse shkoi Gazi te rrugica? Po ku të shkojë tjetër!

Gazment Bardhi

Dy zhvillimet që mund të diskutohen për këtë javë janë dy. Takimet e Lulzim Bashës në disa degë të Partisë Demokratike ku janë zhvilluar zgjedhjet e brendshme, si dhe shkuarja e Gaz Bardhit dhe deputetëve të tij poshtë dritares së Sali Berishës.

Janë dy zhvillime të lidhura ngushtë me njëra tjetrën, pasi tregojnë edhe mënyrën në sasi e cilësi të lëvizjeve të dy opozitave.

Takimet e Bashës në fundjavë, në disa bashki të jugut, ishin mbledhje jo të jashtëzakonshme politike, nëse i referohemi logjikës normale të partive të mëdha. Por pas çarjes së PD-së, çdo lëvizje që lëviz në polet apo ishujt që përbëjnë partinë e ndarë nuk mund veçse të vëzhgohet me kujdes.

Takimet e Bashës në disa degë të PD-së të qarkut Fier, i cili është një zonë e cila konsiderohet një bastion socialist, ishin të plota, ku pati pjesëmarrje por edhe zgjedhje. Të cilat nuk morën reflektorët e duhur mediatikë nga televizionet kryesore, por gjithçka u furnizua nga zyra e shtypit e PD-së,

Ndjekja e vëmendshme e procesit nga reflektorët mediatikë, do t’i kishte dhënë një sy tjetër e këndvështrim përveç asaj që sjell zyra e PD. Megjithatë, fakt është ajo që dihej, partia e Lulzim Bashës ka arritur të rirorganizojë bazën e vjetër të PD-së, ku largimet kanë ndodhur vetëm në shkallën e lartë të saj. Deputetët që sot janë me Foltoren, nuk kanë realisht asnjë strukturë partie, por vetëm mbështetësit e njerëz që kanë qenë pjesë e opozitës, por jo përfaqësues të bërthamave partiale. Ose militantë të partive opozitare të ashtuquajtura “satellite”, ose pjesë e tarafeve të personazheve politike si deputetë, kryebashkiakë, apo edhe drejtues të tjerë vendor e qendrorë.

Aktiviteti politik i Bashës në fundjavë qe një zhvillim politik që foltorja as e ka parë në ëndër për 2 vjet, edhe pse bërtasin e gërthasin se janë shumica e opozitës. Zgjedhjet e 14 majit të vitit të shkuar e panë qartë se Sali Berisha është realisht një grupim fluid, e nuk ka me vete strukturat bazike që bëjnë fushatat politike.

Ndërkaq, zhvillimi tjetër ishte bashkimi i Gaz Bardhit me kauzën e Sali Berishës kundër SPAK, e kundër SHBA-së. Vizita e Sekretarit të Shtetit të SHBA, ka shumë gjasa që të vulosë edhe më fort qëndrimin perëndimor kundër Sali Berishës. Megjithatë, si Gazmend Bardhi, ashtu edhe deputetët e tjerë, të gjithë zhurmën e bëjnë vetëm për një gjë: sepse i kanë përzënë degët e PD-së që prej një viti, e nuk arrijnë dot të bëjnë për vete një lobim në bazë. i vetmi që arriti të ngjizë një zonë ishte Ervin Saljanji në Kavajë. Ku edhe fitoi zgjedhjet.

Gjasat janë se i vetmi që mund të marrë një nominim jo vetëm nga foltorja, por edhe strukturat e PD-së, të jetë Saljanji. Ndoshta edhe Luçiano Boçi, mund të arrijë një marrëveshje me demokratët e Elbasanit. Ndërsa të gjithë deputetët e tjerë, nuk qasen nga asnjë strukturë e PD-së në zonat ku janë zgjedhur. Ndaj të vetmen mundësi kanë të përdorin burimet dhe fuqinë ekonomike, por edhe influencën e Sali Berishës. i cili siç e tha edhe Flamur Noka nuk e ka ndërmend të futet në zgjedhje, por do bëjnë revolucion. Këtu kanë ngecur edhe Bardhi me shokë, që po kërkojnë një marrëveshje në tavolinë. Ta japë kush ta japë, tip win -win./ Tema

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton