Ylli Pata: Pse Shqipëria nuk ka një Di Pietro apo Laura Kovesi?!

Ylli Pata: Pse Shqipëria nuk ka një Di Pietro apo Laura Kovesi?!

Laura Kovesi

Me shtyrjen e reformës në drejtësi përpara se ajo të hartohet e miratohet në Parlament në vitin 2016, ishte krijuar një perceptim shumë i madh popullor, që Shqipëria duhet të nisë një hap të madh  kundër pandëshkueshmërisë që ka gëluar në vend prej 30 vitesh.

Një perceptim që u kthye sidomos nga viti 2015, një koncept popullor që mendonte se me reformën në drejtësi, do të kishim arrestime dhe sekuestrime të pasurive të atyre politikanëve e zyrtarëve, që kishin vënë pasuri të tundshme e të patundshme nga abuzimi me pushtetin.

Të gjithë i mbajmë mend deklaratat e Adriatik Llallës për “arrestimet e shtatorit”, por realisht pati edhe aksione nga ajo drejtësi ndaj disa figurave të rëndësishme të kupolës së lartë në vend. U arrestua në muajt e parë të ardhjes së PS-së në pushtet, kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, që ishte edhe kreu i socialistëve të Vlorës. Një vit më pas Gjika u shpall i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij. Kryebashkiaku i Vlorës ishte ndërkaq edhe anëtar i kryesisë së PS-së, e Rama bëri deklaratën që nuk do ta mbronte kolegun dhe bashkëpunëtorin e tij, por këtë do ta bënte vetë Gjika.

Pak më vonë, u arrestua Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani, mbi grabitjen e një sasie parash në thesarin e shtetit. Sali Berisha dhe mbështetës të tij mediatikë akuzuan Edi Ramën se po e bën këtë aksion për arsye politike, e më pas Fullani u shpall i pafajshëm.

Përveç aspektit konkret të dosjeve në fjalë, të cilat edhe mund të kenë qenë për tu mbyllur, në një pjesë të politikës dhe opinionit publik u ngrit një qasje “kundër jakobinizmit dhe drejtësisë popullore”. Pasi mjaft politikanë të PD-së edhe të LSI-së, që ishin edhe knistra në qeveri, kërkonin një klimë të qetë të drejtësisë.

Por kur u hartua reforma në drejtësi, aty pati një ndarje me thikë të politikës shqiptare. Mazhoranca, pra Partia Socialiste përkrahu totalisht draftin e hartuar në bashkëautorësi me SHBA e BE, sipas të cilit një strukturë ndërkombëtare do të monitoronte dhe do të vendoste në sitë gjyqtarët e prokurorët shqiptarë gjatë procesit të vettingut. Bëhet fjalë pra për ONM-në, e cila u vendos edhe në tekstin e Kushtetutës. Por pikërisht ONM dhe vettingu u kundërshtua egërsisht nga PD dhe LSI, atëherë në qeveri me Edi Ramën, por që prej hyrjes së vettingut dhe ONM-të nisën përpjekjet e Ilir metës për ta rrëzuar Edi Ramën nga brenda.

Madje, duke përdorur edhe Adriatik Llallën, i cili ndërhyri edhe në Kuvend, duke hequr mandatin disa deputetëve për probleme me ligjin e dekriminalizimit. Disa nga të cilët ishin problem krejt të debatueshme e të rrëzueshme në një gjykatë, pasi kishin të bënin për gjoba të papaguara apo gjëra të tilla. Madje siç e dimë u bënë edhe negociata në bllok për të krijuar një shumicë edhe një kryeministër të ri që do të drejtonte mocionin e mosbesimit, siç e ka Kushtetuta e ndryshuar në 2008-n.

E gjitha kjo ishte vetëm për vettingun dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Nëse shikojmë edhe sot në qarqet pranë Sali Berishës dhe Ilir Metës, linçohet Theo Jackobs e kolegët e tij në mënyrën më skandaloze. Kur në fakt e realisht ONM nuk merr vendim, thjesht influencon nëpërmjet fakteve, raporteve të shkuara apo edhe opinionet gjatë gjykimit, të cilat herë herë nuk janë shumë formale e konvencionale.

Edhe sot, 6 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi, njeriu më i sulmuar i drejtësisë së re nga politika shqiptare nuk është kreu i SPAK, por një përfaqësues i OMN-së, ish-prokurori belg Theo Jackobs. i cili nuk ka asnjë kompetencë ekzekutive për të arrestuar apo hapur dosje, por thjesht për të thënë mendimet e tij.

Ndërkohë që do të duhet të ishte krejt ndryshe. Në Itali, kur nisi operacioni “Manni Pulite”,  motori i grupit të  prokurorëve të Milanos, u sulmua egërsisht nga mediat e njerëzve të fuqishëm që ai hetoi. Çfarë si nxorën, e denogruan, akuzuan për falsifikim, por Di Pietro qeshte; thjesht firmoste urdhër arrested dhe dosje, ndërkohë që edhe fotokopjonte dhe i çonte në arkivën e tij në shtëpi. Kur la detyrën furnizoi gazetarë e skenaristë me xhevahire që janë kthyer në filma, seriale e dokumentarë brilantë.

Laura Kovesi, prokurorja antikorrupsion në Rumani, u sulmua egërsisht nga politika, madje edhe e shkarkuan, denogruan e akuzuan për të gjitha gjërat që akuzojnë sot Theo Jackobs. i cili mund të behej një Di Pietro në Shqipëri, por thjesht ka fjalën e jo kompetencat….

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pui: 12/05/2022 09:13

    sepse ka birish, ilir floririn dhe ramen...

    Përgjigju
  • Hektor: 12/05/2022 03:40

    Uau. Te lene pa fjale me keto sulme te renduara mediatike. Ne Rumani dhe Itali hetimet beheshin dhe behen ndaj te korruptuarve ne Qeveri. O zoteri! Nese te dhemb pse nuk arrestojne kucedren e korrupsionit, Rama, aferim te qofte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen