Ylli Pata: Pse u linçua 'kandidati' i PD zyrtare për Tiranën, ende pa u zyrtarizuar?

Ylli Pata: Pse u linçua 'kandidati' i PD zyrtare për Tiranën, ende pa u zyrtarizuar?

Rudi Erebara

Është një triller i vërtetë historia 48 orëshe e tallazit që ka sjellë në mjediset opozitare, çështja e linçimit të një intelektuali, i cili u diskutua si kandidat i mundshëm i Partisë Demokratike për kryetar i bashkisë së Tiranës.Bëhet fjalë për Rudi Erebarën, një intelektual tiranas; artist, shkrimtar-laureat i çmimeve europian, poet, publiçist, pjesëtar i lëvizjes së dhjetorit, e së fundi një nga aktivistët më të zëshëm për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Zyrtarisht nuk se ka ndonjë qëndrim apo shpallje, po fabula ka qenë e tillë: Enkelejd Alibeaj duket ka biseduar me Rudi Erebarën dhe ka shprehur dëshirën që ai të ishte kandidati i PD-së për kryebashkiak, normalisht duke shtuar se kjo do të duhet të diskutohet me strukturat.

Erebara, i cili përveç se një intelektual i plotësuar, prej vitesh është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, një influencer në kuptimin e plotë të fjalës, por që nuk ka bërë asnjëherë reklama mallrash kozmetike apo estetike. Ishte Rudi që foli i pari për miqtë e tij në rrjet në lidhje me mundësinë e kandidimit, e ku pati një endorsement të fortë nga njerëz të medias që njihen si përkrahës të PD-së ndër vite publikisht.

Por menjëherë pati një lumë sulmesh nga përkrahës të foltores, të cilët në rrjet quajtën mundësinë e kandidimit të Rudi Erebarës si tradhëti. E siç ndodh në kësi rastesh nga militantë të ngarkuar nga fiksimi berishjan, emocionin e kthejnë në një batare llumi e sharjesh pa fre. Por përveç kësaj vjen edhe sulmi artilelrik thuajse i komanduar me bateri i mediave pranë Berishës e Metës. Po pse ndodh kjo?

A ka kandiduar PD e Alibeaj njerëz në disa bashki të tjera e nuk ka ndodhur kjo zulmë e madh balte? Madje as në bashki si Kamza, ku Berisha e shikon si qendër të revolucionit? Duket, se më shumë se me gjestin e kandidimit, e ka me profilin e kandidatit. Alibeaj ka thyer akullin, duke sjellë në “tavë” një emër që nuk vjen nga kulisat partiake, por nga jashtë seksioneve, salloneve e natyrisht klaneve. Është thyer më shumë se akulli, xhami selisë. PD, Alibeaj ka kërkuar një kandidat jashtë kafes së partisë. E ky realisht është një revolucion i vërtetë politik, në një farë mënyre.

Ndaj është nxehur foltorja, pasi nëse nis me Rudin kjo përzgjedhje bëhet standard, që do të thotë se opozita do të kërkojë kandidatë dhe për deputetë jo nga panelet, por nga shoqëria. E këtu realisht shuhet foltorja, e cila premtoi hapjen por doli më keq. Madje kush del si protagonist e shpallin si bashkëpunëtor të Ramës. Sa për info: si Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kanë qenë bashkëpunëtorë, madje të ngushtë të Sali Berishës…/ TemA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali