Ylli Pata: Rikthimi i Bashës, pasojë e kurthit që Berisha i ngriti vetes

Ylli Pata: Rikthimi i Bashës, pasojë e kurthit që Berisha i ngriti vetes

Lulzim Basha

Zhvillimi më i dukshëm politik që po ndodh në koalicionin ndërmjet Sali Berishës dhe Ilir Metës, është se ata nuk janë takuar më pas 14 majit. Ndërkaq, një tjetër akt politik, po i dukshëm është takimi i Ilir Metës me këshilltarët e bashkisë së Tiranës, ku kreu i Partisë së Lirisë, i ka shpallur në publik si njerëzit e tij.

Nga ana tjetër, që prej zhvillimeve politike brenda Partisë Demokratike, subjekti i krijuar prej dy politikanëve më jetëgjatë në vend, duket sikur nuk ekziston. Asnjë nismë e përbashkët në Kuvend, asnjë mbledhje e përbashkët e të zgjedhurve në këshilla, ndërkaq, edhe në Kavajë ku Berisha arriti fitoren më të rëndësishme të kreut të bashkisë, nuk ka pasur një takim apo marrje pjesë në festën e Florin Qoses së bashku me Metës. Ndërkohë në daljet e tyre në konferencat për shtyp, komunikimi është i vagullt, më shumë për të bërë “ta” sesa me një synim apo plan të pastër politik.

Gjithçka do të ishte ndryshe nëse do të fitonin një numër bashkish, ku nga krahu i foltores do të synohej që të ndaloheshin proceset që tashmë kanë nisur në PD. Pasi vetëm në këtë mënyrë, do të tentohej që të ndalohet Ilir Meta për të marrë këshilltarët, si pasojë e përdorimit të kredencialeve të saj ligjore në zgjedhjet e 14 majit. Ndërkaq, sot Berisha nuk ka mundësinë as të tërheqë rreth vetes deputetët e PD-së që kanë braktisur proceset politike në partinë e tyre, e janë më afër foltores sesa selisë blu.

Po përse nuk i afrohen ata Foltores së Sali Berishës”? Në radhë të parë se nuk i fton doktori. Atij nuk i duhen njerëzit e partisë, pasi ai gjithmonë i ka caktuar vetë drejtuesit e deputetët, por vetëm kredencialet ligjore të Partisë Demokratike. Gjithë ai zulm i Berishës që pas shpalljes Non Grata prej SHBA ka qenë të ketë një “strehim politik” në partinë që ka drejtuar për mëse 30 vjet. Një ditë pas vendimit të DASH, në konferencën e famshme në Rogner, Sali Berisha kërkoi pikërisht këtë. “PD duhet të më mbrojë”, tha ai.

Nga ana tjetër, mjaft nga deputetët që tashmë i kanë shpallur luftë Lulzim Bashës apo nuk e pranojnë rikthimin e tij, kanë nisur kontaktet me Ilir Metën, duke e parë atë si një factor më relevant. Të tjerët që nuk kanë asnjë marëdhënie, apo nuk e honepsin Partinë e Lirisë, janë në një pozicion in hold. I gjithë ky kaos që po ndodh në këtë komunitet të rëndësishëm politik të hapësirës opozitare nuk do të ndodhte nëse Sali Berisha nuk do të bënte atë që bëri.

Madje as Lulzim Basha nuk do ta kishte të lehtë një rikthim kaq gjalpë siç po i ndodh kësaj here. Edhe pse Sali Berisha kësaj rradhe e urren për vdekje “të birin” e tij politik pasi e nxori nga politika, pa dashje po i jep sërish sin ë 2013-n postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Por kësaj radhe ka rënë në një kurth që ja ngriti vetes, duke vepruar pa plan dhe logjikë, por thjesht me instikte inati e vetëmbrojtjeje. E kjo është shenjë e pastër e humbjes së reflekseve që ka pasur si politikani më i shkathët në vend….

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erion: 30/06/2023 08:40

    Ca basha basha thoni ju se na cmenet. Basha ka ik pa kthim dhe ska vota. As ju qe jeni media proqeveritare se mbani dot ne loje me. Ne nje rast eventual zgjedhjesh nuk del as deputet, ose mund te dali deputet me votat e dirigjuara qe mund te merren nga senduku i socialisteve te rames

    Përgjigju
    • I.M Bejleri: 30/06/2023 10:13

      Ke të drejtë por asnjëri s'ka vota, por prapë fitojnë

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie