Ylli Pata: Risia në garën e 13 qershorit në PD, Basha ka në krah vetëm Gaz Bardhin

Ylli Pata: Risia në garën e 13 qershorit në PD, Basha ka në krah vetëm Gaz Bardhin

Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi

Ka një ndryshim cilësor dhe sasior kompeticioni brenda PD-së që mbahet më 13 qershor, edhe pse nuk mund të quhet një garë e barabartë.

Ndryshe nga viti 2017, ku pasi kishte spastruar partinë nga figurat e rëndësishëm të partisë, e pranë tij pati një establishment që vinte nga pushteti apo edhe emra që ishin “bukë” për ta mbrojtur në opinionin publik e panelet televizive, apo edhe biznesmenë të angazhuar me PD, kësaj radhe Lulzim Basha, i ka të gjithë kundër.

Madje sipas gjasave, situata mund të ridimensionohet pas nisjes së stinës së re politike në shtator, kur edhe fuqia e Lulzim Bashë do të jetë e ridimensionuar.

Sot Basha ka kritikë të fortë, jo vetëm ata që u fshiu nga listat në fund-majin e vitit 2017, por edhe njerëz që e kanë mbështetur në 4 vitet e mandatit të dytë si kryetar opozite.

Bujar Nishani, u afrua nga Lulzim Basha, sapo la presidencën, duke u emëruar si Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, e sot është një nga kritikët më të mëdhenj të kryetarit, e kërkon largimin e tij.

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i cili pasi e kritikoi fort Bashën pas spastrimit të 2017-s, e zbuti gjuhën, duke i dhënë një shans të ri. E sot ai është një nga kritikët më të ashpër të tij.

Ndërkaq, Agron Shehaj, ka qenë një shtyllë e rëndësishme e establishmentit të Bashës, si në grupin parlamentar, por edhe më pas në luftën e egër ndaj qeverisë dhe mazhorancës. Me Shehajn, Basha tentoi të afroi me pjesën e djathtë të PD dhe të persekutuarit. Sot Shehaj është jo thjesht një rival i kreut të PD-së për garën e 13 qershorit, por një kritik i fortë i Bashës në lidhje me kursin e tij politik dhe zgjedhjet e tij strategjike.

Fatbardh Kadilli, përveçse një anëtar i kryesisë së PD-së, ka qenë edhe luajal me Bashën dhe lidershipin e saj në betejën politike 4 vjeçare nga 2017. Sot Kadilli, është një kandidat rival që godet më shumë Lulzim Bashën për thelbin e udhëheqjes së tij politike: strategjinë, diskursin, zgjedhjen e njerëzve, problemet kaotike të lidershipit etj.

Edit Harxhi, edhe pse nuk ka qenë një përkrahëse e flaktë e Lulzim Bashës, ngaqë përgjithësisht ka pasur objeksione në mënyrën e të bërit politikë nga lidershipi i Partisë Demokratike, ajo në opinionin publik ka qenë mjaft aktive në mbrojtje të PD-së, madje është përplasur në emisionet e darkës me vetë Edi Ramën, duke u bërë protagoniste tek përkrahësit e opozitës.

Sot, zonja Harxhi është gjithashtu një kritike shumë e ashpër me Bashën, pikërisht për thelbin e drejtimit të opozitës dhe zgjedhjes së strategjisë politike në vend dhe me ndërkombëtarët.

Kë ka sot Lulzim Basha në krah, në betejën e tretë për tu zgjedhur kryetar të PD-së, nga establishmenti i partisë ka vetëm përkrahjen e Gazmend Bardhit, kursë nga figurat; vetëm nga Jemin Gjana. Të gjithë të tjerët ose i ka kundër, ose nuk i kanë dalë në krah.../ Gazeta "Tema" 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh