Ylli Pata: Sa do të ndikojë oksigjeni parlamentar për foltoristët e rinj?

Ylli Pata: Sa do të ndikojë oksigjeni parlamentar për foltoristët e rinj?

Gazment Bardhi

Pakti i mazhorancës me deputetët që janë pjesë e “Rithemelimit”, që thënë të vërtetën ishte i papritur, e i pakordinuar me pjësën tjetër  të opozitës, nesër merr një dozë të re oksigjeni politik. Natyrisht për pjesën e deputetëve që po bëjnë politikë nga lart, ose nga studio televizive ose nga Parlamenti.

E ku pjesën më të madhe të aktivitetit politik e kanë zhurmë, denoncime akuza. Një politikë identike, e ndjekur nga Sali Berisha edhe Ilir Meta këto 11 vite. Veçse këto të fundit kanë kryer edhe aksione, madje të frikshme politike, me synimin që të mos instalohet reforma në drejtësi.

Grupi i “kolonelëve” të rinj të Berishës, ku dallojnë Bardhi e Saljanji, por edhe të tjerët natyrisht, nuk kanë ç’bëjnë për të ndaluar reformën, pasi ajo tashmë ka më shumë se 1 vit që po bën kërdinë në sërën e lartë, por thjesht janë me dy standard për punën e SPAK apo proceset e GJKKO. Duartrokasin ato aksione kundër mazhorancës, e nga ana tjetër sulmojnë e kritikojnë masat kundër Sali Berishës apo të familjarëve të tij. Duke thënë menjëherë gjatë komenteve: se përe SPAK po heton për shembull dhëndrrin e doktorit e jo Edi Ramën e të tjera të tjera.

Nejse, e gjithë kjo retorikë, madje edhe më e ashpër se kaq do të vazhdojë me intensitet në të ardhmen. Por, sërish nuk do të sjellë ndonjë gjë të re, pasi kjo retorikë është majisur që sapo Edi Rama ka ardhur në qeveri, madje edhe shumë më herët, kur ai ishte kryetar bashkie.

Problemi politik që qëndron në Shqipëri, nuk është se ata që nuk e duan mazhorancën e Edi Ramës, do ndryshojnë qëndrim. Por që ata që nuk e duan lidershipin e opozitës të lodhen nga ky staniacion e të votojnë për ta si në 2005-n, apo 2009-n, është e pamundur. Aq më shumë që vetë demokratët, pra zgjedhësit që votojnë normalisht opozitën janë të rigrupuar politikisht, çka është normale dhe dialektike të ndodhë kështu. Është pjesa fanatike e Sali Berishës, e cila siç e tregoi edhe 14 maji po tretet, është edhe një pjesë e madhe e kësaj opozite që kërkon ndryshim të madh.

Bashkimi i këtij grupi votuesi, që duket se është kthyer në një mankth televiziv e bisedohet në të gjitha panelet e darkës, nuk ka qenë asnjëherë, e as do të jetë sot e nesër një process mekanik, por politik.

Grupi Bardhi-Saljanji që ndryshuan nga qëndrimi agresiv ndaj Berishës brenda 48 orësh vetëm se nuk e morën dot regjencën e PD-së pas largimit të Lulzim Bashës, e kanë të vështirë të ngjisin në palët kundërshtare në opozitë. Pasi, pala kundër Berishës, pra strukturat bazike të Partisë Demokratike që i mbijetuan agresionit 2 vjeçar të Berishës, nuk i shef me sy. Sidomos pasi në zgjedhjet e 14 majit nuk i lanë të kandidojnë për kryetar bashkie. Për të ngjitur tek pjesa e fanatikëve të doktorit, duket se nuk mjafton radikaliteti i akuzave ndaj Ramës, por diçka që peshon më shumë.

Megjithatë, ky grup deputetësh e ka bazuar tërë luftën e tyre tek Kuvendi dhe lufta për marrjen e vulës. Pasi në zgjedhjet e 2025, nuk po gatuajnë asgjë në magje, qoftë program apo grup politik. E nuk ka sesi. Për lidership do të jetë doktori, edhe sikur të vijojë i izoluar, e i gjithë roli bëhet për numrat 2-3-4-5, të cilat në partitë shqiptare e veçanërisht në foltore nuk kanë asnjë peshë.

Por më keq se kaq e gjithë kjo luftë po bëhet thjesht që të zgjidhen deputetë. Është pikërisht ky “Pazar i ulët” që nuk ushqen jo thjesht shpresat opozitare për një fitore reale, por edhe një ide për tu “hakmarrë” politikisht ndaj mazhorancës me një rezultat me peshë.

Fitorja e djeshme e opozitës turke ndaj Erdoganit që ka në qeverisje që në vitin 1999 pa lëvizur, më shumë se një gëzim se fituan diçka reale(meegjithëse realisht fituan qytetet e mëdha) ishte se i dhanë një mësim të mirë kundërshtarit të tyre.

E kryebashkiaku i Stambollit, i cili është realisht lideri i opozitës turke e tha në fjalimin e fitores mesazhin e tij: “E dashurojmë demokracinë dhe Republikën laike”. Më qartë se kaq nuk kishte, dy vjet më parë Imamoglu, nuk kandidoi për President, sepse donte të ndërtonte një front të përbashkët politik e një lidership të ri.

Kështu ndodh në çdo vend, një opozitë që ka humbur gjithmonë ndryshohet në kupolën e saj për të dhënë mesazh politik ndaj zgjedhjësve. Mbajtja e gogolëve të fosilizuar veçse është xhirim bosh./Tema

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën