Ylli Pata: Sali Berisha nuk ka armik Edi Ramën, por Theo Jacobs

Ylli Pata: Sali Berisha nuk ka armik Edi Ramën, por Theo Jacobs

Përfaqësuesi i ONM-së në Shqipëri Theo Jacobs

Nga mitingu i 7 korrikut e sot po tirren qëndrime e deklarata sikur Sali Berisha e Ilir Meta kanë armik Edi Ramën, mazhorancën socialiste, e së shpejti do ta largojnë.

Me dhunë thonë, duke hyrë në shtëpitë e qeveritarëve që do të mbushen nga njerëzit e opozitës që do të ulet në divanët e tyre, do të gatuajnë në sobat e tyre e do të ndezin zjarr në oborre sin ë pamjet që ka sjellë Sri Lanka.

Por realisht nuk bëhet fjalë për një luftë të tillë, pasi të gjithë, të gjithë ata që ndjellin një tmerr të tillë kanë edhe vila, kanë edhe oborre, kanë edhe oxhakë, kanë edhe skara, sin ë mal e në bregdet, madje edhe fuorustrada e tollona nafte.

Armiku është dikush tjetër, e nuk është shqiptar. Theo Jacobs është një prokuror belg, i cili ka një rekord pozitiv në profesionin e tij, në drejtësinë e një Mbretërie që sistemin gjyqësor e ka ndër më të mirët në Europë.

Ai prej kohësh, është një zyrtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili është prezent në mbrojtjen e qëndrimit të institucionit që përfaqëson, sa herë që gjyqtarë e prokurorë shqiptarë janë në process vettingu.

Mund të ketë pasaktësi, mund të ketë gjëra jo korrekte, por në fund, zoti Jacobs sjell në process gjithmonë një përfundim që vjen si logjikë e pjekur e mendimit të një bordi të gjerë juristësh me shumë përvojë. Të cilët kanë një database të gjerë. 

Shumë nga prokurorët e gjyqtarët tanë nuk e pëlqejnë qëndrimin e ONM-së, i cili është një institucion kushtetues, që nuk e mbron asnjë në Shqipëri, për turpin tonë. 

Qeveria e Edi Ramës, përkatësisht mazhoranca socialiste, e cila ka qenë dhe është një nga protektoret politike të reformës në drejtësi nuk ka mbajtur deri më sot asnjë qëndrim nga sulmi pa princip dhe i egër ndaj një institucuioni kushtetues të Republikës. 

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, përdoret nga qeveria e Edi Ramës, madje edhe nga kryeministri si argument për të treguar progresin në reformën në drejtësi. Po përse qeveria dhe mazhoranca nuk i mbron anëtarët ONM-së, kur realisht edhe ata janë si SPAK, KPK, KLGJ apo KLP?

Para pak ditësh ish-ministri i Edi Ramës, sot një idhtar i vrullshëm i foltores ka lëshuar një përruar të frikshëm ndaj prokurorit belg, i cili asnjëherë nuk i është përgjigjur sulmeve, edhe pse ka qenë edhe më i sulmuar nga Berisha e Meta sesa anëtarët e qeverisë Rama.

“Theo Jacobs është pensionist ndërkombëtar, pakashumë si ata pleqtë në azilin e Tiranës që dalin të mirëpaguar.

Por me një dallim, Theo paguhet për të denigruar gjykatës e prokurorë pa paraqitur fakte e prova. Kurse pleqtë tanë nuk denigrojnë dot njeri të shkretët...

Theo Jacobs e keqpërfaqëson në ektrem standartet e jurisprudencës Europiane. Ai nuk është nderi, por turpi i ONM në Tiranë”, shkruan ish-ministri.

E në fakt ky është vetëm një opinion i fundit, pasi çfarë nuk kanë thënë për këtë zyrtar, i cili as ka vila në Shqipëri, as merr rogë nga buxheti i shtetit, thjesht ka një qëndrim jo të tijin port ë institucionit që përfaqëason për gjyqtarët e prokurorët që kalojnë vettingun.

Denigrimi ndaj prokurorit të njohur të ONM është pa baza, pasi akuzohet se ai nuk përmend prova e fakte, kur dihet se vettingu është një process, por që nuk mbaron me kaq. Secili prej gjyqtarëve e prokurorëve që nuk e kalojnë vettingun, mund të hedhin në gjyq ONM, por se kanë bërë kurrë. Kanë shkuar në Strasburg si një lloj devijimi, për të marrë një precedencë maksime, por nuk ja kanë dalë.

Realisht kjo është lufta në Shqipëri. Nëse ka institucion kushtetues në vend më të sulmuar në vend nuk është as SPAK e as kreu i saj, është ONM e Theo Jacobson, të cilët kanë thjesht të drejtë opinion, asnjëherë vendimi. 

Po pse sulmohen? Shumë e thjeshtë sepse ata nuk marrin urdhra as nuk ndikohen nga politika e panelet e darkës. Thjeshtë janë vetvetja. Pandershmëria e sulmeve ndaj zotit Jacobson është lapidare, pasi në fund të fundit ata ndikojnë e nuk vendosin. Madje edhe në rastin e fundit të Gerd Hoxhës, kreut të shoqatës së gjyqatëve që kërkoi rrëzimin e vettingut, përfaqësuesi i ONM përmendi se shqiptarët nuk kanë pritur këtë drejtësi nga vettingu. Dhe ka qëlluar. 

Por mazhoranca nuk e ka mbrojtur asnjëherë ONM-në, e këtu vjen natyrshëm pyetja, kë ka më shumë armik Sali Berisha dhe Ilir Meta: Edi Ramën apo Theo Jacobson? Natyrisht që këtë të fundit. Sa më shumë të qëndrojë ONM nuk ka kauzë politike krahu i kundërt….

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albani: 13/07/2022 23:07

    Theo po na jep nder. Po ben ate qe duhej bere ne jete vend prej kohesh. Propozoj ti bejne nje monument.

    Përgjigju
  • kaltra: 13/07/2022 11:37

    Përpara Theo Jacobson duhet të japin llogari pas gjyqtarëve dhe prokurorëve gjithë politikanët .Të sqarojnë çdo qindarkë të vjedhur.Populli shqiptar është me Theon ,se është vjedhur prej 30 vjetësh nga hijenat e majtë e të djathtë.

    Përgjigju
  • Rosaku: 12/07/2022 22:26

    Gazetar Ylli PATA, lexo pak shkrimin e Myslym Murrizit be facebuk

    Përgjigju
  • Ari: 12/07/2022 21:03

    Ky popull protestat sduhet ti mbaj para kryeministrise por para Spak, qe fle gjume dhe lejon popullin te vidhet. Cdo qeveri do vjedh. Eshte spaku dhe gjykata qe e ka ne dore ulje. E korrupsionit. Atje do protestuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja