Ylli Pata: Shpjegimi politik i përroit psiqik berishjan kundër Yuri Kim

Ylli Pata: Shpjegimi politik i përroit psiqik berishjan kundër Yuri Kim

Sali Berisha

Fjalimi i Sali Berishës sot në Parlament ishte si “qershia mbi tortë”. Pasi prej ditësh në rrjete, detashmenti social i doktorit ka shprehur “urime seriale” ndaj ambasadores SHBA të “zhanrit”: “humor laçian me gjysma tullash”. Të tipit: “E dua diellin, hënën, po më shumë dua të rrëzohet avioni që dërgon Yuri Kim në SHBA”. Apo “Vapë është shumë, por unë se ndjej se më freskon largimi i Kimetes” e budallalëqe të tilla.

Jo vetëm individët që shtyjnë në rrjet këtë dëshirë mazokiste, por tempizmi i saktë që e kanë sjellë këtë “dëshirë spontane”, dekonspiron një urdhër politik, që në fakt ka bajatosur me kohë një hapësirë që tashmë nuk është më sociale, por thjesht një platformë propagande.

Në fillim të veprimtarisë së rrjeteve sociale, kapeshin apo ushqehej një pjesë e shoqërisë me progagandën që shitej si mendim apo qëndrim. Por sot gjithnjë e më shumë, edhe në atë që u quajt si “platforma humane” po kuptohet çdo ditë se dora e parë është te sponsorët, që në këtë rast janë financiarë dhe politikë.

Mjafton të shikosh një nga platformat më me aktivitet deri vonë në vend, të një përfaqësie të një vendi të fuqishëm jo aleat të Shqipërisë në Tiranë, e cila para një viti gjallonte nga “fansat” që nuk ishin gjë tjetër veçse trolle anonimë. E sot kjo faqe është katandisur me një maksimumi dy komente në ditë. Kjo sepse, nuk është vëmendja apo synimi për të treguar sa fansa ka në Shqipëri.

Duke u kthyer tek rasti ynë; humori kaps me largimin e Yuri Kim, ka tentuar prej ditësh që të marrë një vëmendje gëzimi, natyrisht aq sa mund të merrej, jo për të përmbytur rrjetin. Reagimet përveçse të identifikuara nga njerëz që konsiderohen o afër detashmentit, o të çmendur pas doktorit, gjithsesi nuk patën impakt.

Në postimet e fundit të faqes zyrtare të ambasadës së SHBA në rrjetet sociale, mungojnë thuajse totalisht sulmet e egra të militantëve të Sali Berishës. Jo se janë fshirë, se kjo dallohet lehtë sidomos në Facebook, pasi tregohet, por thjesht nuk ka më ushtarë që të sulmojnë egër Amerikën. 

Deri pak kohë më parë, jo vetëm që sulmohej, por edhe një pjesë e madhe e këtyre sulmuesve vinin nga llogari të regjistruara në SHBA. Që ishin përkatësisht shqiptarë me banim në Amerikë, që për dashurinë ndaj doktorit bombardonin dhe vendin ku jetonin. Konferenca e fundit e ambasadores Yuri Kim, përkatësisht fotoja me një tekst të shkurtër, thuajse nuk ka asnjë postim “toksik” pra jo te tipit sharje apo lavdërime “militante”. 

Vetëm postime që duket se janë individuale, të cilat logjikisht janë përgjithësisht pozitive apo shprehin urime e përshëndetje në fund të mbarimit të misionit të ambasadores. Tentativat apo trillet virtuale nuk mund ta zëvendësojnë asnjëherë, apo të paktën ta trazojnë qëndrimin e konsoliduar të opinionit publik shqiptar që është proamerikan në shumicën dërmmuese të tij.

E kjo ka logjikë të thjeshtë: ata që kanë qenë kundër komunizmit ishin proamerikan dhe e injektuan këtë ndjesi në brezat që pasuan, kurse pjesa tjetër, në pothuaj 99% u bë proamerikan e proatlantik gjatë viteve 90, që arriti kulmin në 1999, kur u çlirua Kosova. Nuk ka asnjë arsye që Shqiptarët të jenë kundër SHBA, përveç rastit nëse do të ndodhte kjo kur qeveria amerikane shpalli Sali Berishën Non Grata.

E pikërisht, ai vendim i SHBA, përveçse një akt juridiko-diplomatik i Departamentit të Shtetit, ishte edhe një thirrje për referendum politik pro apo kundër Sali Berishës. E që tashmë është e qartë, se nëse doktori është në minorancë, një shtysë të madhe ka edhe vendimi i qeverisë amerikane ndaj tij.

Ndaj Sali Berisha po tenton të ushqejë sërish opinionin për ta polarizuar pro dhe kundër SHBA. Sepse është e vetmja kauzë që të paktën disi mund ta faktorizojë. Me Edi Ramën ai nuk është më as version, as alternativë edhe në sytë e idhtarëve më të zellshëm. E më e keqja është se edhe përballë Lulzim Bashës apo PD-së që është kundër tij, ai po shuan gjithnjë e më shumë galvanizimin e vjetër të foltores. Po e mban me të gjitha mënyrat me agresion mediatik apo diversion politik, por që nuk ngjit, edhe kur ndodh, është: “çudia më e madhe 3 ditë zgjat”.

Duket sikur i ka “ra bixha” e po gjen një kauzë momentale për të sulmuar SHBA, por që me çdo ditë që kalon relevanca e saj shuhet, ngaqë nuk mund të zgjasë përgjithmonë. E në fund të fundit zgjedhjet e 14 majit, më shumë se Edi Rama i fitoi SHBA, i cili përpara zgjedhjeve tha se “Berisha e Meta janë e shkuara"…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arberi: 22/06/2023 19:56

    Berisha eshte i cmendur.Thone se i till ka qene edhe ne Komunizem.Atehere cmendurine e tregonte ne manine per te qendruar afer me nomenklaturen pra nje servil , moster servili me te mdhenjt e ppotent me te vegjlit.Tani eshte corientue komplet,shane e mallkon si ato grate e rruges,me nje fjalor rrugaci.Don zoti ose spaku e na e heqin qafe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi