Ylli Pata: Si afera Charles McGonigal eksitoi grupet anti-amerikane në Tiranë

Ylli Pata: Si afera Charles McGonigal eksitoi grupet anti-amerikane në Tiranë

Charles McGonigal

Për 24 orë, mediat më të rëndësishme të SHBA-së kanë pasur si headline një ngjarje, ku përfshihej përveçse një nga institucionet më të larta amerikane, edhe Tirana, edhe kryeministri Edi Rama, edhe shërbimi sekret, dhe atmosfera rreth saj. CNN, The New York Times, Washington Post, CNBS e të tjera media kombëtare në SHBA kanë publikuar akuzën që Prokuroria e New Yorkut, ka ngritur ndaj një zyrtari të rëndësishëm të kundëzbulimit të FBI-së, përkatësisht të stacionit të New Yorkut. Zyrtar që quhet Charles McGonigal, i cili prej tre vjetësh është tërhequr nga shërbimi aktiv.

Ish-oficeri i FBI-së, ka disa mCharles McGonigal uaj që është në hetim për lidhje me Rusinë, ku dyshohet se ka pasur lidhje me një oligark rus pranë Putinit, i cili ndodhet në listën e zezë të SHBA-së. Hetimet ndaj McGonigal i ka nisur pikërisht institucioni ku ai ka punuar-Byroja Federale e Hetimit-FBI. E cila ka një organizëm auditiv dhe hetimor spartan brenda saj. Çdo agjent i FBI-së kontrollohet  24 orë në 24 në veprimtarinë e tij nga hetimi i brendshëm.

McGonigal, është hetuar nga FBI, e cila ka dërguar dosjen në prokurori, e cila më pas ka ngritur akuzën zyrtare ndaj ish-oficerit të Byrosë Federale të Hetimit. Dosje e cila shkoi në gjykatë. E si e tillë ajo përfundoi në të gjitha mediat amerikane.

Modeli i pasqyrimit të kësaj ngjarje është realisht një precedent i harruar prej kohësh në opinionin publik shqiptar. Pasi në mënyrë të shteruar është shkruar dhe pasqyruar e gjithë akuza, së bashku edhe me qëndrimin e mbrjotjes, i cili në rastin fillestar nuk ka dhënë qëndrim, pasi pret që të flasë gjatë procesit.

Në narracionin e shteruar të sjellë nga media amerikane, bëhet e ditur se oficeri i FBI është në hetim pasi nuk ka raportuar një marrëdhnie që ka pasur me disa bisnesmenë në Shqipëri, prej të cilëve dyshohet se ka marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Kjo është fabula në vija të trasha, e cila ka edhe lidhje të tjera, në bazë të detyrës që  Charles McGonigal ka pasur në kundërzbulimin e FBI-së, ku mbulonte Shqipërinë e Bosnjë-Hercegovinën, e kryesisht sulmet kibernetike. E ku është takuar edhe me Kryeministrin Edi Rama. i cili, prej një muaji kur nisi hetimi i parë ndaj ish-oficeri i FBI-së, publikoi në një konferencë për shtyp se e kishte mik Charles McGonigal.

Kaq është e gjitha ç’na u dha, e që mjafton për tu informuar sa më shumë mbi një hetim të rëndësishëm mbi një zyrtar senior. Po si po trajtohet në Tiranë nga një pjesë e opinionit?

Që do të kishte entuziazëm në përmendjen e Edi Ramës në materialin e publikuar nga mediat amerikane, ishte e pritshme. Që do të kishte edhe përdorim politik, ishte e natyrshme. Por që do të kishte një eksitim kaq të madh dhe shfryrje të valvulave antiamerikane të Tiranës për ta devijuar në rastin Sali Berisha, kjo pastaj kthehet në parodi.

Në SHBA, apo në perëndim, hetimi ndaj një zyrtari të lartë, të mesëm apo të ulët, është një rutinë institucionale. Ne këto ditë kemi parë se po hetohet edhe vetë Presidenti Joe Biden pas gjetjes së dokumenteve të klasifikuara në studion e tij, ish-presidenti Donald Trump apo ish-Zv.presidenti Mike Pence. Por ka një gjë të qartë dhe që është standard në Perëndim. Në momentin kur hetimi kthehet në akuzë zyrtare, atëherë zyrtari sado i lartë që është mban qëndrim politik, që nga dorëheqja apo edhe largimi nga politika.

Që të kthehemi në Tiranë, si foltorja, si opozita mund ta përdorin politikisht e akuzojnë Edi Ramën sa të duan. Është një rast, një shteg që ju ka ardhur e mund ta zgjedhojnë në të gjitha kohët e lakojnë në të gjitha rasat. Është dialektikë e tyre. Por problemi se eksitimi i antiamerikanëve të Sali Berishës dhe Ilir Metës është se nuk ka ardhur se është përmendur Edi Rama po FBI-ja.

Madje një këshilltar universal i mjedisit tonë që e ka thirrur edhe Bajram Begaj ishte aq i eksituar sa i thoshtë avokat Ngjelës: “he mo ku e ke FBI-në”. Këshilltari që vdes për Putinin dhe të tjerët, janë entuziazmuar se kanë gjetur një gur për të sulmuar atë që quhet edhe si qendra e gravitetit të reformës në drejtësi; FBI-ja. Po në fakt FBI e heton vetveten nonstop siç edhe insitucionet amerikane hetojnë këto madje edhe Presidentin në detyrë, siç po ndodh me Joe Biden.

Berisha gjeti rastin që të vijojë telenovelën e tij antiamerikane kundër ambasadores Yuri Kim, kur në fakt ajo nuk ka asnjë lidhje. Në SHBA ka prokurori aq shumë sa nuk e kanë problem që të hetojnë këto. Ndryshe nga ne, ku eksitimi ndodh pikërisht që të mos hetohen disa vipa.

Ta kenë me Edi Ramën, është dialektike, madje kanë rastin ta godasin fort e papushim, sepse e kanë kundërshtar politik. Po me SHBA e FBI çfarë kanë? Realisht nuk e kanë me Edi Ramën, po me Amerikën!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 26/01/2023 09:47

    Më anti Amerikan se Edvin shkjau shqipfolës nuk ka në tërë rajonin Europian, i biri i Netes ështé gjakë rusi stalinist

    Përgjigju
  • Balo Bënça: 26/01/2023 09:14

    Idiot Pata

    Përgjigju
  • Pali: 25/01/2023 23:54

    Ky eshte pyke fare. Afera qe ka zbuluar dhe akuzuar SHBA paska eksituar anti SHBA???? Rujna zot nga servilet kaq hipokrite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?