Ylli Pata: Si përkthehet mesazhi i Berishës e Metës: Duam ndryshimin më 14 maj, ose bëhet nami?!

Ylli Pata: Si përkthehet mesazhi i Berishës e Metës: Duam ndryshimin më 14 maj, ose bëhet nami?!

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Tashmë është bërë e qartë si nga Sali Berisha dhe Ilir Meta se ata do të futen me gjysëm zemre në zgjedhje lokale, pasi që tani mendojnë se Edi Rama do t’I manipulojë zgjedhjet. Sot Ilir Meta tha se duhet ndryshimi me çdo çmim. Berisha para dy ditëve tha ose ne duhet të fitojmë ata që duam ose do të ketë revolucion.

Kjo gjuhë nuk është aspak e vjetër, pasi është një gjuhë politike që ka pasur sukses. Në vitin 2005, rrotacioni politik erdhi vërtetë si pasojë e një qeverisje të lodshme dhe abusive të dy mandateve qeverive të ndryshme të PS-së, siç është e vërtetë që në këtë rrotacion pati efekt edhe përçarja e PS-së me daljen e LSI-së. 

Por një nga efektet e forta që është goditur si një çekan ditë për ditë në opinionin publik është edhe retorika e “o pushteti te ne o nami”. Realisht këtë skemë Berisha e Meta e bënë edhe në 2017-n e 2019-n me taktikën e bllokimit të shtetit, kur Ilir Meta mbante njëherë peng Kuvendin e një herë Presidencën. 

Por përdorimi sërish i kësaj logjike, përveçse një mungesë ideje, qartësisht e kuptueshme, dëshmon një frustrim më shumë politik. Një problem që këto dy politikanë gjejnë në terrenin e përkrahësve. Sikur ata vërtetë do të kenë njerëz që duan t’i votojnë, mjaftojnë që t’i takojnë, diskutojnë, e identifikojnë, për më pas të marrin votat e tyre.

Kanë shqetësime se mazhoranca mund të manipulojë votat? Le të japin një guidë, apo document që kërkon qoftë për të ndryshuar rregullat e lojës ekzistuese, qoftë për të miratuar garanci edhe më të mëdha. 

Ilir Meta dhe Partia e Lirisë, ka rastin që të kërkojë atë që nuk është bërë asnjëherë në këtë vend në zgjedhje, pra që Komisionet e Numërimit të mos jenë vetëm PS e PD. Sidomos sot që Foltorja ka gjasa që të mos ketë kontrollin e numërimit të votave. Të kërkojë depolitizimin e komisioneve, apo çfarëdo rregull tjetër. 

Nëse mazhoranca do të refuzojë, atëherë ka të drejtë që të shikojë me dyshim. Rregullat zgjedhore në fuqi janë pikërisht ata që Sali Berisha e Edi Rama kanë vendosur në 2008-n. Janë rregulla që bazohen në fuqinë apo ekuilibrin e dy partive të mëdha. Për këto rregulla Ilir Meta bëri nujë herë grevë urie, por më pas kur u bë King maker, mendoi se vërtetë ky sistem po e fuqizon. Që rezultoi se kjo fuqi ishte më shumë virtual, ky sistem zgjedhor është absurd, që në Europë e ka vetëm Shqipëria. 

Askund, dy partitë kryesore në Kuvend kontrollojnë gjithçka nga procesi zgjedhor. Përjgithësisht këtë e bëjnë njerëz që nuk kanë lidhje me partitë, ndërkohë në shumë vende kontrollin e zgjidh energjia.

Të gjitha këto, opozita mund t’i kërkojë hapur, madje duke kërkuar edhe ndihmën e SHBA dhe BE. Kurse fabula se ose “na jep pushtetin ne ose bëhet nami”, sado për mjaft duket si “normale” për shumicën është absurde…

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur