Ylli Pata: Sinjalet politike të vizitës së sotme të numrit 2 të DASH në Tiranë

Ylli Pata: Sinjalet politike të vizitës së sotme të numrit 2 të DASH në Tiranë

Philip Reeker

Philip Reeker, ka lënë Italianë sot, ku shoqëronte shefin e tij Antony Blinken dhe viziton Tiranën e më pas Shkupin.

Është një vizitë e rëndësishme politike e Ndihmës- Sekretarit të Shtetit për çështjet Europiane e euroaziatike, i cili është realisht i ngarguar direkt për rajonin tonë në DASH, vizitë që rastis me disa zhvillime të rëndësishme për Shqipërinë, e mjaft të vrullshme që nga prilli. Që janë zgjedhjet e 25 prillit.

Caktimi i Sali Berishës si Non Grata nga Departamenti i Shtetit, shkarkimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, nga ana e Parlamentit të Shqipërisë, stërvitja Defender 21 që u zhvillua në një pjesë të madhe në Shqipëri, e normal edhe lajmi që u publikua mbrëmë për një mundësi të infiltrimit të agjenturës së shërbimit sekret ushtarak rus në Shqipëri.

Në njoftimin që DASH ka publikuar ditë më parë për vizitën e Philip Reekerit, thuhet se ai do të takojë në Tiranë Kryeministrin Edi Rama, por edhe aktorë të tjerë.

Pra, interlekutori kryesor do të jetë kryeministri, ku sipas gjasave, traditës, por edhe zhvillimetve mund të ketë edhe një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Mungesa e një audience me Metën, edhe pse duhet parë me kujdes zhvillimin e vizitës, ka mjaft gjasa të jetë një sinjal politik.

Siç pritet të jetë edhe ai që Reeker do të japë për Ramën, por veçanërisht për Lulzim Bashën, që sipas informacioneve mund të takohet në selinë blu pak para mesditës. Dhe ka gjasa që SHBA të kërkojë zyrtarisht qëndrimin e PD-së në lidhje me lëvizjen që kjo forcë politike do të bëjë, dhe sjelljen që do të mbajë pas shpalljes non grata të ish-Presidentit e ish-kryeministrit Berisha.

A do ta largojë Basha nga grupi parlamentar apo do të kemi një largim nga mandati të doktorit? Këto janë tema të nxehta që sipas të gjitha gjasave, kanë vlerë edhe më të madhe nga udhëtimi fizik i një zyrtari të lartë të DASH në Tiranë. Departamenti i Shtetit, e jep një qëndrim edhe me një twitter, njoftim shtypi, apo edhe intervistë në VOA, por vlera e ardhjes direkte të zyrtarit të lartë amerikan është mjaft e rëndësishme.

Sipas gjasave, mesazhi që do të japë live në Tiranë janë goxha të rënda. Reeker është një njohës ekselent i Shqipërisë, Kosovës e Ballkanit. Ka nisur si diplomat në Hungari e Shkup, e më pas ka qenë ndihmës i ambasadorit Chris Hill në Konferencën e Rambulliet për Kosovën.

Më pas zëshënës i DASH gjatë luftës në Kosovë, ambasador në Maqedoninë e Veriut i emëruar nga Presidenti Bush, për tu ngjitur në këtë post të lartë që drejton Byronë për Europën dhe Euroazinë. Ndërkohë që atë për Azinë, një tjetër “njohje” e vjetër e jona, ambasadori Donald Lu, për të cilin Ilir Meta deklaroi së fundmi se populli i Kirgistanit rrëzoi planin e kurdisur nga ambasadori.

Por ajo që gjasa ka më shumë, është që vizita e Reeker të përshkallëzojë edhe më shumë gjuhën politike të Uashingtonit për atë që quhet “pandëshkueshmëria publike” në Shqipëri. Ka mundësi të mos flitet për parime por për kohë konkrete, e ndoshta edhe data…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë