Ylli Pata: Të çuditur nga përjashtimi i Berishës, po Bashën a nuk e konsideronin pakicë?

Ylli Pata: Të çuditur nga përjashtimi i Berishës, po Bashën a nuk e konsideronin pakicë?

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Kryesia e Partisë Demokratike ka shpallur vendimin e marrë në orët e para të mëngjesit për të përjashtuar nga Partia Demokratike Sali Berishën dhe të gjithë grupin e tij që kanë qenë organizator i zallamahisë së 8 janarit.

Një vendim krejt i pritshëm, logjik e normal, referuar jo thjesht çmendurisë së vareve dhe qysqive, por edhe sjelljes që Berisha e grupi i tij ka pasur që në fillim.

Sali Berisha, menjëherë pas përjashtimit nga grupi parlamentar, shpalli aksionin e tij për të larguar Lulzim Bashën. Dhe këtë e bëri me një manovër pa kthim; pra: o unë i fitoj të gjitha o asgjë, e jo me një negocim apo logjikë bashkëjetese.

Foltoret ishin mbështjellja propagandistike e aksionit të 11 dhjetorit që cilësoi të gjitha organet e Partisë Demokratike “të shkarkuara”. Madje krijoi edhe një “Komision rithemelimi” që sipas Berishës zëvendësonte të gjitha organet e PD-së, deri në zgjedhjet e reja. Madje ai shkoi edhe më tej, kur mbajti të ashtuquajturin “referendum” ku shkarkoi Lulzim Bashën.

E për Berishën dhe të tijët, PD-ja e Lulzim Bashës nuk ekzistonte më, madje grupi i Berishës bëri të ditur se ka marrë degët e PD-së në rrethe dhe do të zhvillojë pikërisht aty “referendumin” e shkarkimit të Bashës.

Më 18 dhjetor, ndërsa Basha thirri Kuvendin e Pallatit të Kongreseve, ku kishte në të shumicën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, krerët e degëve dhe organet e tjera partiake, Berisha “referendumin” e zhvilloi në lokale private.

Madje bëri edhe karshillëkun pa logjikë me ambasadën amerikane në barin që vetë diplomatët e SHBA e kishin lejuar brenda territorit të saj, kur thjesht me një kërkesë mund të ishte larguar, siç ka ndodhur me çdo rast të ngjashëm në ambasadat e tjera.

Pra ishte Sali Berisha që e shkriu me vendime partinë e Bashës. E nisur pikërisht nga kjo logjikë u ndërmorr edhe ultimatum i 5 janarit dhe sulmi i datës 8 për të marrë me anë të “përmbarimit politik” selinë e PD-së.

Që Berisha se mori realisht. E në këtë rast, vendimet e Bashës në orët e para të ditës së sotme ishin krejt të pritshme. Asnjëra palë nuk e njeh tjetrin; e kanë paditur në gjykatë dhe kanë luftuar për të marrë pronën,

Këta “familjarë” nuk jetojnë dot së bashku, jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen së bashku. Ndaj ky përjashtim ishte gjëja më logjike dhe normale që pritej.

Jo vetëm pritej, or ishte paralajmëruar prej kohësh që Sali Berisha nuk synon që të marrë PD-në sepse nuk e merr dot, por do të krijojë një parti të re së bashku me Ilir Metën, i cili sot është realisht i vetmi aleat i tij politik.

Që është shpallur Non Grata prej Partisë Demokratike, vetëm disa orë pas përjashtimit të Sali Berishës. E ky realisht është zhvillimi më i ri politik i ditës.

Kemi krijimin e një formacioni të ri poltiik që ka në gjirin e tij Sali Berishën e Ilir Metën, i cili refuzohet prej partisë më të madhe opozitare në Shqipëri.

Një qëndrim politik i fortë, që do të ndikojë edhe në zhvillimet e ardhshme.

Pra, formacioni i Berishës e Metës, si një ka të gjitha gjasat që të përfundojë si partia e Vojislav Sheshelit në Serbi, pra e refuzuar nga Perëndimi, dhe nga e djathta shqiptare.

Zhvillim ky, që edhe pse ka një mbështetje mediatike, nuk ka një kthim relevant. Berisha e Meta ndoshta do të vazhdojnë të kenë një zë në politikën shqiptare sa kohë ata do të ushqejnë politikisht e financiarisht një lob të tillë. Por ky lob nuk do të jetë qendror e i rëndësishëm, sidomos në zgjedhje, por thjesht periferik…/ Gazeta "Tema" 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT