Ylli Pata: Të fshehtat që nxori kreu i PD Shkodër, kush i ngriti strukturat paralele në PD?!

Ylli Pata: Të fshehtat që nxori kreu i PD Shkodër, kush i ngriti strukturat paralele në PD?!

Kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës, Xhevdet Amuli, ka folur në një intervistë për televizionin lokal Star Plus, e cila ka qenë mjaft interesante, por që nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga opinion publik qendror.

Së pari, qëndrimi i Amulit ishte i rëndësishëm për situatën e përplasjes Basha-Berisha, pasi kreu i PD-së Shkodër përfaqëson brezin e parë të politikanëve të kësaj partie, që në themelimin e saj.

Me një autoritet të njohur në rrethin e themeluesve dhe të djathtës në qarkun verior, Amuli është zgjedhur kryetar i PD-së së Shkodrës, dy vjet më parë, pas një periudhe të gjatë përplasjesh mes klaneve e grupimeve të ndryshme që përbënin degën e Shkodrës.

Zgjedhja e Amulit, erdhi si një kompromis mes palëve që janë në konflikt prej kohësh, e kanë sjellë edhe dorëheqje të rëndësishme, si nga partia, e nga bashkia e Shkodrës, e cila që nga viti 2019, është i vetmi segment pushteti që zotëron Partia Demokratike në shkallë vendi.

Kryetari i PD-së së Shkodrës tha dy gjëra të rëndësishme në intervistën e shkurtër për televizionin lokal. Së pari gozhdoi Sali Berishën, duke dhënë një qëndrim të fortë politik, ku madje e bën ish-kreun e PD-së më të zi edhe se komunizmi. E ky qëndrim, i thënë nga një person që përfaqëson brezin e parë të PD-së, është padyshim i rëndësishëm, duke i dhënë një goditje të fortë berishizmit.

“Nuk do të dëshiroja askujt një 97 tjetër. Ai vit ka qenë shkatërrimi i Shqipërisë, e në atë periudhë kohë faktikisht President ka qenë Sali Berisha. Ka qenë njeriu më i pushtetshëm i vendit, por ama bëri dëmin më të madh për Shqipërinë.

Unë e kam shpreh gjithmonë e dua ta përsëris se Shqipëria më shumë se ja ka pa sherrin vitit 1997, piramidave, nuk ja ka pa as monizmit”, deklaroi Amuli.

Ndërkaq, po kaq e fortë ka qenë deklarata e dytë, e cila ka lidhje me lëvizjen e Berishës me foltoren, por edhe me njerëzit e tij që e mbështesin në strukturat e PD-së së Shkodrës.

E këta janë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, si dhe ish-deputeti i qarkut, Bardh Spahia, i cili është mjaft i afërt me Berishën, edhe me pjesëmarrjen e familjarëve të tij në strukturat e tjera.

Xhevdet Amuli, thekson se: “Ka tre vite, që kur jam unë këtu në krye të PD që zonja Ademi ka filluar të ngrejë struktura paralele. Duket paska qenë largpamëse e kësaj pune, ajo së bashku me zotin Bardh Spahia, pra e ka zgjedhur rrugën e vet pa dalë foltorja. Ata të dy kanë qenë personat më të kontestuar nga strukturat e PD-së së Shkodrës”. Kjo deklaratë, tregon se aksioni politik i Sali Berishës, po përgatitej në prapaskenë prej kohësh. E nëse i rikthehemi një deklarate të Edi Ramës në vitin 2019 në Parlament, në fillim të atij viti, ku i bën të ditur se Berishës i kanë hequr vizën për në SHBA, gjërat marrin një kuptim real.

Marrin një kuptim, pasi duhet se ka pasur lëvizje që atëherë për një Plan B nëse Lulzim Basha do të niste që atë herë distancimin nga Berisha. E këtu, çështja ka edhe një horizont tjetër, që është Ilir Meta, i cili ka mbajtur një marrëdhënie të fortë me Voltana Ademin.

Të cilën madje e përdori për padinë në Kushtetuese, që të shpëtonte dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Ndërkaq, “populli i 2 marsit” që flet Ilir Meta shpesh, është një grumbullim që kanë ardhur pikërisht nga këto strutkura të PD-së. Nga Shkodra për shembull, ka pasur një sasi të konsiderueshme, siç ka pasur edhe nga Kamza, Paskuqani, e disa degë të Tiranës, ku sot Berisha ka një influencë më të madhe, që po i përdor kundër Lulzim Bashës.

Janë këto degë, nga të cilat në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 pati një numër të konsiderushëm votash për LSI-në, e nga ku partia e Metës synonte të arrinte sërish një sukses.

Madje drejtuesit e LSI-së për kryeqytetin flisnin për 6 mandate që do të fitonin në Tiranë, 2 më shumë se 2017, ku syrin e kishin pikërisht tek këto zona ku Ilir Meta bëntë takime të shpeshta në lokale dasmash me këngë, valle e ahengje të ndryshme.

Por siç ndodhi, ato vota opozitare i mori Partia Demokratike thuajse totalisht, e kjo ishte realisht drama për Metën, por siç duket edhe për Berishën. Ndaj në këtë rast do të duhet të flitet më shumë për këto struktura paralele që flet kreu i PD-së së Shkodrës. Natyrisht këto do të duhet t’i thotë Lulzim Basha./TemA

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • perashjani: 30/01/2022 16:19

    Ca me fol per ty mor lum Xhod kirasjani,ke ken e je prap kerkushi ti me 8 klase shkoll injorant ne kulm qe nuk din me shkru as emnin tand e u bane ndertus prej Sales.Vllau jot Fatmiri ta kalon edhe ty per injorance na u ba ne kohen e Sales koronel policije.Aj ka lan ate shpehjen e marrise;ta kisha dite sa kollaj u merrka shkolla e nalte kisha me marre shkollen e mesme;Ju jeni rrace mosmirnjohsish e servila.Ju keni pas marre gjakun e vllaut,e mire keni ba, po nje i implikum ne vrasje nuk i takon me kene kryetari i PD ne Shkoder

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston