Ylli Pata: Vafa…lëvizja që kërkon Fatos Lubonja!

Ylli Pata: Vafa…lëvizja që kërkon Fatos Lubonja!

Bepe Grillo

Fatos Lubonja, nuk e ka shprehur tani simpatinë apo një ndjeshmëri të tijën pro Lëvizjes 5 Yje të Beppe Grillos në Itali. Thuajse në të gjithë komentet e tij, si kur i bën nga Italia, ku jeton një pjesë të kohës si këtu nga Tirana, nuk resht së referuari një stili apo modeli të tillë për ta zbatuar në Shqipëri. Madje së fundi dha edhe idenë e një nisme që Movimento 5 Stelle e ka pasur në fillimet e saj, përkatësisht nga vitet 2011-2022. E ashtuquajtura Lëvizja Va fa n..ulo, apo siç e quajti Grillo në atë kohë Vafa Day.

E meqë ky nocion po përmendet gjithnjë e më shpesh, ja vlen të sjellim për opinionin, se ç’përfaqëson kjo rrymë që në Itali u fut në system, e sa mund të kemi një ngjashmëri të asaj lëvizje të komedianit të famshëm e IT-së më emblematik të Italisë, që sot nuk jeton më, e që së bashku themeluan një nga fenomenet politike e sociale më vibrante e të rëndësishme jo vetëm të Italisë, por të gjithë Europës.

Movimento 5 Stelle, hyri në jetën politike italiane si një lëvizje antiestablishment, e përfundoi sot, si një parti politike që veten e quan të majtë, por që në Europë nuk bën aleancë me partitë socialdemokrate por me populistët antueuropeistë. Gjithsesi, zoti Lubonja, ka shumë gjasë që nuk flet për një 5 Yje siç është sot, por për shpirtin e atij aksioni politik popullor e kontestues siç ishte në fillim.

E në fillim Lëvizja 5 Yje, ka nisur si një ide en block antiestablishment. Që luftonte në radhë të parë ndaj konglomerateve ekonomike e financiare, por posaçërisht elitës së vjetër politike. Në fakt, kjo lëvizje solli një shtytje të rëndësishme në politikën italiane si pasojë e atij aksioni. Pasi klasa e vjetër politike thuajse është zhdukur totalisht. Në krye të qeverisë është një politikane e re si Giorgia Meloni, në krye të opozitës, është Eli Shchlein, gjithashtu një aktiviste e politikane e re. Në të gjitha bashkitë e mëdha të Italisë, drejtojnë politikanë të rinj, qoftë në në vite, ku mosha mesatare shkon te 35-40 vjeç qoftë në përvojën politike.

E një Vafa day shqiptare, siç e kërkon Lubonja nuk ka logjikë të ketë si referim dy politikanët që janë mishërimi i elitës së vjetër dhe të kalçifikuar të politikës dhe konglomeratit të abuzimit me pushtetin siç janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Një Vafa day shqiptare nuk mund të ketë logjikën e tre bandave siç thotë Lubonja. Ajo ose do të kërkojë rinovimin e klasës politike, ose një përmbysje gjeneratash, pasi përndryshe nuk është një risi.

Megjithëse, siç e ka treguar tashmë historia, këto lloj lëvizjesh e nisin si antiestablishment dhe përfundojnë në klasë partitokratike kur vijnë në pushtet. Kështu ndodhi me Lëvizjen 5 yje në Itali, ku nga risia që fitoi shumicën e bashkive të mëdha nga jugu në veri, sot 5 stelle është partia e tretë politike në Itali, e cila gjatë eksperiencës së saj në pushtet qeverisi me parti si Lega Nord që i konsideronte reaksionare, qeverisi me xhagajdurë korrupsioni siç e quante PD-në dhe partinë e Matteo Renzit, madje mbështeti edhe qeverinë e bankierit Mario Draghit, të cilin Beppe Grillo e cilësonte një vampir që pi gjakun e europianëve, kur drejtonte Bankën Qendrore Europiane.

Megjithatë, ka edhe një gjë tjetër në këtë lëvizje, ku është diskutuar dhe diskutohet përditë. 5 yjet patën si trurin e saj inxhinierin e informatikës, Gianroberto Casaleggio, djalin e një përkthyesi të rusishtes, i cili menaxhoi website-n e Beppe Grillos, i cili për pak vite arriti të bëhej portali më i shikuar në Europë. Për këtë forcë politike është folur shpesh se ka marrëdhënie të mira me Moskën dhe Pekinin, e që në fakt u pa shpesh gjatë takimeve përkatëse.

Në kohën kur Italia u godit egër nga pandemia e Covid 19, ishte i vetmi vend që pranoi një skuadër ekspertësh ushtarakë rusë, për të cilët shumë zëra mediatikë e politikë, thonë se ata ishin njerëz të shërbimeve sekrete. Italia është aleati më i rëndësishëm i SHBA në Europë, e në territorin e saj ka bazat më të rëndësishme të NATO-s, duke përfshirë edhe raketat strategjike interkontinentale me mbushje bërthamore.

Pikërisht orientimi gjeopolitik i lëvizjes çoi në çarjen e saj në dy pjesë, ku ish-kryetari i saj Luigi di Maio, ish-zv.kryeministër dh eish-ministër i jashtëm u largua, pasi nuk pranoi devijimin nga rruga euroatlantike. Për 5 Yjet është thënë shpesh se ka qenë një aksion i shtyrë në një pjesë të madhe nga qarqet e Kremlinit dhe Pekinit. E pikërisht gjatë kohës së kryeministrit Giusepe Conte, aktualisht kryetar i Cinque Stelle, Italinë e vizitoi Xi Jin Ping, që e shpalli vendin fqinj si partnerin më të rëndësishëm të Kinës në Europë.

Gjithsesi, diskutimet mund të jenë disa dimensionale në logjikën e eksportimit në Shqipëri të Movimento 5 Stelle, por ajo do të kishte kuptim, nëse atë do ta drejtonte Fatos Lubonja, i cili keq mirë ka qenë përgjithësisht kundër klasave politike në vend, por jo Berisha e Meta. Nëse do të kishte një Vafa Day shqiptare, ajo do të drejtohej kundër atyre politikanëve që janë më antipopullorë, e kjo shikohet qartë nga sondazhet…. / TemA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ky Lubnja: 03/05/2023 19:25

    Zgjatim i zorres trashe eshte.

    Përgjigju
  • redi: 02/05/2023 18:18

    Ku Bepe Grilo dhe Ku Lubonja.Eshte turp te komentish nje anormal.Kujtoni vetem thirrjet per dhune kunder shtetit,dhe kur evpyeten si shkosh dhe ti Jo tha njerzit duhet ta bejne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë