'Yllin Bolshevik në flamurin shqiptar...' avokati padit Bashkinë, Prefekturën e Këshillin Bashkiak të Beratit (VIDEO)

Më Berat është përkujtuar 76-vjetori i krijimi të batalionit 'Rinia' që njihet si një nga formacionet më të rëndësishme të Luftës Nacional Çlirimtare. Ky batalion u formua më 20 shtator 1943 q ëmë pas u pagëzua me emrin e heroinës së popullit “Margarita Tutulani”.

Me këtë rast u organizuan homazhe, dhe u vendosën kurora më lule pranë lapidarit përkujtimor nga Prefektja e qarkut Berat, si dhe pjesëmarrës nga Bashkia. Në këtë përkujtimore janë kënduar nga nxënësit e shkollave këngë partizane.

Por nga ana tjetër Avokati Kujtim Cakrani ka publikuar në një postim ku shkruan se Bashkia Berat ka vendosur yllin bolshevik në flamurin kombëtar.  Ndërkohë avokati ka bërë edhe një kallëzim penal ndaj Bashkisë, Prefekturës dhe Këshillit Bashkiak të Beratiti pasi sipas tij këta janë përgjegjësit që kanë vendosur yllin në flamur që u përdorë në kohën e Komunizmit.

"I jemi drejtuar Prokurorisë ku kallzojmë tre institucionet, pasi me shperdorim të detyrës kanë poshtëruar simbolet e flamurit tonë kombëtar. Në qytet janë disa institucione dhe monumente ku është shtuar ylli. Ne e kallëzojmë këtë veprim të bashkisë pasi bie ndesh me nenin 14. Kjo është vepër penale. Shkaku është se prej vitesh qytetarët Beratas po bashkëjetojnë me ktë. Në hyrje të Dëshmorëve të Atdheut. Edhe në lapidarin në hyrje të Beratit. Se kush i ka bërë këto përgjegjësin e mbajnë këto tre institucione. " ka thënë Cakrani.

Kallëzimi i Avokatit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur