Ylljet Aliçkaj, film për poetët që 'ushqehen' me vargjet e vdekjeve

Ylljet Aliçkaj, film për poetët  që 'ushqehen' me vargjet e vdekjeve

Shkrimtari Ylljet Aliçkaj rikthehet sërish në botën e filmit me një skenar të ri. Bëhet fjalë për filmin me metrazh të shkurtër “Poeti”. Filmi ka për subjekt fatin e një poeti të talentuar, i cili, përballë vështirësive ekonomike në kushtet e reja të ekonomisë së tregut ka gjetur si mënyrë mbijetese duke bërë poezi ngushëllimi dhe lajmërime poetike vdekjesh.

“Më konkretisht filmi merret me peripecitë dhe aventurat e poetit në gjetjen e klientelës, pra rasteve të vdekjes. Në ballafaqimin me sfidat që i ofron ky realitet i ri, poeti provon histori suksesi dhe histori dështimesh. Për të qenë më i sukseshëm me punën e re, atij i duhet të përftojë nga përvoja popullore e këngëve të vdekjes, si dhe herë pas here konsultohet me poezitë e shkruara në pllakat apo gurrët e varreve.”, rrëfen Alicckaj për “Shqiptarja.com.”

Filmi nis me takimin e poetit të njohur Beniamin N. me botuesen e tij për të verifikuar nëse ka ndonjë shitje nga libri I tij i fundit , gjë që dëshmon për gjendjen e tij të vështirë financiare.

Aliçkaj rrëfen se: “Përballë faktit të mos shitjes së librave, botueses i vjen ndër mend se një fqinjës së saj që i kishte vdekur i shoqi i kishin kërkuar një poezi për t’ia shkruar mbi varr si dhe për të shoqëruar lajmërimin përkatës në gazetë, duke i kujtuar poetit se kjo ishte një punë që shpërblehej financiarisht.

Fillimisht i zhgënyer nga propozimi, më pas poeti e merr në konsideratë këtë propozim dhe për të rritur njohuritë mbi poezitë e ngushëllimeve konsultohet me trashëgiminë popullore të këngëve të vdekjes, si dhe duke bërë herë pas here vizita në vëpër varreza, ku mban shënim shkrimet mbi varre.”

Më pas filmi krijon të tjera hapësira ku shohim se dhe artistë apo krijues në fusha të tjera të artit, si p.sh. rasti i skulptorit të njohur A.R., që së fundi e ka drejtuar krijimtarinë e tij në skulptura varresh.

Skulptori i sugjeron poetit se rrugët e marrjes sa më të shpejtë të informacionit janë zyrat e funeraleve, pavionet e spitaleve, kryesisht ato të tumoreve dhe kardiologjisë….

Më pas filmi alternon raste suksesi apo dështimesh të poetit nëpër ceremonira funeralesh, shtëpi me raste vdekjesh, spitale”, etj. 

Ylljet Aliçkaj është një nga emrat më të suksesshëm në fushën e kinematografisë shqiptare.  Ai ka marrë Cmimin e parë për skenarin më të mirë të filmit "Slogans" në  Festivalin e filmit shqiptar 2006. Ka marrë Çmimin e kritikës" sërish për "Slogans" – në Festivaliin e Kanës, 2001; "Tokyo Grand Prix - Golden Prize" në Festivalin e Filmit në Tokio; Çmimin e parë për skenarin” “Një histori provinciale” në Festival de Film de l’Europe de l’Est, Francë, 2011. Një vit më parë Ylljet Alicckaj ka shfaqur filmin “Lulet Plastike” që I dedikohet moshës së tretë, vetmisë së tyre, dhe si autor e regjiosr i filmit ka krijuar dy personazhe interesantë, nëpërmjet lojës së aktorit të njohur Robert Ndrenika dhe aktores Zana Prifti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

FOTO+VIDEO/ Mijëra protestues kundër Vuçiçit ‘derdhen’ në sheshin Slavija në Beograd

FOTO+VIDEO/ Mijëra protestues kundër Vuçiçit ‘derdhen’ në sheshin Slavija në Beograd