Ylvi Beqaj,administrator i kompanisë “Saudi Brothers Commercial Company” ka reaguar pas shkrimit të botuar në “Shqiptarja.com”, lidhur me dhurimin e pronës së ish-hotel “Vollgës” tek Emiljano Shullazi dhe takimit të tij me prokurorët.
Beqaj, në një reagim me telefon ka pohuar se gjithçka në shkrimin e botuar nga “Shqiptarja.com” është e vërtetë, përveç faktit të takimit të tij me Prokurorët e Krimeve të Rënda.
Administratori i “Saudi Brothers Commercial Company” gjatë bisedës telefonike me gazetarët e “Shqiptarja.com” ka pohuar se nuk ka pasur asnjë takim me hetues të Krimeve të Rënda, veç takimeve që ka zhvilluar me prokurorët e Durrësit dhe oficerët e Policisë Gjyqësore Durrës.
Ylvi Beqaj është shprehur i gatshëm që të verë në dispozicion të gjithë dokumentacionin, duke treguar dhe një sërë falsifikimesh dhe mashtrimesh që janë kryer sipas tij nga, shtetasi Zamir Hasa.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com