Yndyrnat, pirja e duhanit dhe
kafja, armiqtë e fekondimit

Yndyrnat, pirja e duhanit dhe <br />kafja, armiqtë e fekondimit
STANBOLL, Turqi - Efekti i krizës ekonomike ka prekur edhe botën e riprodhimit të asistuar. Në konferencën e 28 të Shoqatës Evropiane të Riprodhimit të Njeriut dhe Embriologjisë, e cila ka përfunduar në Stanboll, vijnë raporte se rreth 5 milionë fëmijë janë të lindur në mënyrë jo natyrale e se fondet e vëna në dispozicion për burrat dhe gratë sterile, nuk janë një pikë e fortë e politikave shëndetësore.

Siç tregohet në një studim nga ekonomisti Mark Connolly, Universiteti i Groningen, Holandë, ndodh ndryshe aty ku politika shëndetësore e një vendi është më “bujare” ndaj rimbursimit në kujdesit shëndetësor rimbursimi. Lindshmëritë në këtë rast janë më të larta.

Sipas studimit të danezit Ulrick Schioler, të Klinikës Fertility në Aarhus, ushqimi, por sidomos pirja e cigares dhe kafja e fortë ulin shanset për fekondim të suksesshëm me rreth 50 për qind. Rreth 3,959 gra që pinë të paktën pesë kafe në ditë (një filxhan kafe përmban rreth 120 mg kafeinë) e vujanë këtë pasojë.

Konsumimi i yndyrnave ka qenë edhe më parë objekt në studime të tjera, por ato kanë qenë paska të kufizuara. Studimet e kohëve të fundit janë të përqëndruara në efektin që yndyrnat, kafja, dhe cigarja ndikojnë në efektshmërinë e spermës dhe shterpësinë. "Studimi ynë, - thotë Jorge Navarro, Profesor i të ushqyerit dhe Epidemiologjisë në Shkollën e Harvardit e Shëndetit Publik - përfshin rreth 147 gra që janë nënshtruar në 198 trajtime të fertilizimit, fekondimit në cilësinë e embrioneve, shtatzënitë dhe lindjet”.

Rezulton se femrat me konsumin më të lartë të yndyrnave (rreth 25% të kalorive totale) kanë cilësi të dobët të embrionit. “Ne e dimë që llojet e ndryshme të yndyrave kanë efekte të ndryshme në proceset biologjike të cilat mund të ndikojnë në riprodhimin të asistuar, thotë profesori, - por megjithatë, “nuk mund të bëjmë rekomandime të veçanta, pasi nuk ka ndikues fiks, por mund të flasim në mënyrë të përgjithshme”.

(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’