Yedioth Ahronoth, duke cituar një zyrtar të lartë izraelit pas mbledhjes së Kabinetit të Sigurisë, ka bërë të ditur se pavarësisht mosmarrëveshjeve, ka pasur një bisedë pozitive mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
"Biseda midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit amerikan Donald Trump ishte përgjithësisht pozitive. Të dy vendet janë dakord, pavarësisht faktit se ditët e fundit (Izraeli) ka vepruar dy herë në kundërshtim me qëndrimin publik (të administratës amerikane), si me sulmin ndaj Bejrutit ashtu edhe me përgjigjen e tij ndaj Iranit", raportoi Yedioth Ahronoth, duke cituar një zyrtar të lartë izraelit pas mbledhjes së Kabinetit të Sigurisë.
Më tej Ynet ka shkruar se Izraeli demonstroi aftësinë e tij për të mbrojtur të drejtën e tij për vetëmbrojtje, edhe duke i dalë kundër Presidentit amerikan Donald Trump.
"Izraeli demonstroi aftësinë e tij për të mbrojtur të drejtën e tij për vetëmbrojtje edhe kundër presidentit, megjithatë pa i ndërprerë marrëdhëniet dhe duke ruajtur partneritetin strategjik", theksoi burimi.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump thirrje Izraelit dhe Iranit të ndalojnë sulmet! Pasdaranët thonë po, Netanyahu: Për momentin, zjarri ka pushuar, por për ne, beteja nuk ka mbaruar ende






