Youtuberi i njohur IShowSpeed është takuar me kryeministrin Edi Rama, por ndryshe nga hera e parë, takimi ndodhi në Mynih të Gjermanisë, jo në ambientet e Kryeministrisë. Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në kanalin e tij në YouTube, ai u pa duke vrapuar në mes të turmës, derisa vëren Ramën, i afrohet dhe e përshëndet me miqësi.

Rama ndodhej në stadiumin ku do të zhvillohet finalja e Champions League mes Interit dhe PSG-së, i shoqëruar nga djali i tij Zaho dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në stadium u organizuar eventi i dërgimit të kupës për skuadrën finaliste.

Në një moment të bisedës, kryeministri i kërkon disa herë që të veshë bluzën, pasi youtuberi ishte pa të në kohën e takimit. IShowSpeed e respekton kërkesën dhe më pas i premton Ramës se këtë verë do të vizitojë Shqipërinë, duke shprehur dëshirën për ta takuar sërish.

Kryeministri Rama nuk i kurseu batutat as këtë herë, duke i kërkuar me humor IShowSpeed-it që të vishej me bluzë gjatë takimit.