Një ditë më parë këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka mbërritur në Shqipëri, ku ka takuar personalitetet më të larta në vend.
Ambasadorja amerikanë, Yuri Kim në një postim në rrjetet sociale ka treguar se ka darkuar me Dua Lipën dhe familjen e saj. Teksa ka publikuar një foto me këngëtaren, Yuri Kim shkruan se ajo është një super yll i mirëfilltë edhe më shumë jashtë skenës.
‘Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, aq më shumë.’- shkruan Yuri Kim.
E shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, këngëtarja inspektoj dje punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.
Ne nje vend te vogel,artistet i fitojne natyrshem keto mikepritje nga qeverite,sa per takime e darka me individe,te gjithe do te donin,pak e kane privilegjin,shumica mjaftohen me nje foto,nje autograf,nje buzeqeshje.Sa per intelektualet,shkencetaret,ata punojne ne heshtje dhe kane sukses,por ne se do qe qeveritaret te merren me ta,duhet te jene pak Zukerberg,pak Musk,pak Branson,pak Gates,pak Jobs,etj.Sa per V.I.P e Shqiperise,te kenges e filmit,kemi pasur dikur,se ata te sotmit,jane <<artista>> vetem ne emer,se sa per art,ata jane si Kardashian-et e Amerikes,te famshem e te pasur per asgje.Kurse Dua Lipa eshte nje kengetare shume e mire,shume e sukseshme ne te gjithe boten.Eshte e thjeshte,me kembet ne toke,asgje artificiale ne pamjen,trupin,sjelljen,mendimet,talentin e saj dhe familja e saj eshte po aq e mire.Talentin ia dha natyra,por te tjerat ia dha familja,e edukuan per se mbari.
PërgjigjuLjo eshte e çmendur pz. Po si mundet nje qeveri e tere dhe nje trup diplomatik te jete kaq varileshs sa te merren me nje kengetare????!!! Po ketu ka intelektual, profesora, shkencetar qe askush nuk I njeh dhe enden rrugeve pikerisht se edhe vipt qe kemi jane debila funksional.
PërgjigjuPo pu pu. Te keshilloj miqesisht qe te shikosh nje doktor sa me shpejte se le nam me menyren e te shkruarit. Nese do nje rekomandim per doktor, me thuaj.