TIRANË- Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Shqipëri. E shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe i fejuari i saj, Anwar Hadid, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, u prit sot në Bashkinë e Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Veliaj i dhuroi këngëtares së famshme një targë simbolike “Dua 100”, kapelen e gruas tironse, si dhe diskun muzikor me këngë popullore të Shqipërisë së mesme, realizuar në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, “Tirana 100”. Ndërsa, Dua Lipa i dhuroi Veliajt albumin e saj më të fundit, që po thyen rekordet botërore, “Future Nostalgia”, i cili për 6 muaj ka qëndruar në top 10-en e këngëve më të mira.
Edhe pak kohë më parë babai i këngëtares së famshme, Dukagjin Lipa, u takua me kryebashkiakun e Tiranës, pas të cilit Veliaj paralajmëroi një projekt të ri muzikor të Duas në kryeqytet vitin e ardhshëm, që përkon edhe me Tiranën Kryeqytetin Europian të Rinisë.
Gjatë ditës së sotme, Veliaj dhe këngëtarja Dua Lipa do të inspektojnë edhe punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.
Duke mos i fshehur emocionet, por me një shqipe mjaft të rrjedhshme, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, në një konferencë për shtyp me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tregoi më shumë për planet e saj në muzikë.
Këngëtarja u shpreh mjaft e kënaqur për mundësinë që ajo pati për të kontribuar për komunitetin shqiptar sidomos pas një tragjedie të tillë.
“Është kënaqësi që kam mundësinë të jem këtu sot dhe me “Sunny Hill Fondation” të mund të ndihmoj në çfarëdo lloj mënyre që mundemi për këtë kopësht por edhe më tej. Është një ëndërr e madhe për mua, në veçanti për një komunitet shqiptarësh. Unë mburrem shumë që kam mundësinë me qen këtu, për të ndihmuar me çdo gjë mundem sidomos për shqiptarët që më kanë suportuar shumë, kështu që më bëhet shumë qejfi të jem këtu.” u shpreh ajo.
Dua tha se muajt në vijim pritet të publikojë këngë të reja, ndërsa për mundësinë e një kënge në gjuhën shqipe, ajo u shpreh se ka shumë dëshirë të bëjë një cover.
“Ndoshta një cover , do kisha shumë qejf të provoja pse jo”, u shpreh ajo.
Një tjetër ëndërr për Duan është edhe të ndryshojë stigmën për Kosovën dhe Shqipërinë në botë, gjë që tha se po e merr shumë seriozisht.
“E kam shumë ëndërr që në krejt botën të ndryshojmë stigmën për Kosovën dhe Shqipërinë që të ecim para dhe e marr me shumë seriozitet këtë punë. Me festivalin Sunny hill paratë që merreni shkojnë në festivale të ndryshme dhe bamirësi. Duam të hapim një qendër arti në Prishtinë. Kemi shumë ide dhe ëndrra dhe jemi të motivuar të punojmë, kjo nuk është gjëja e parë dhe e fundit”, u shpreh këngëtarja.
Koncert në Tiranë? Dua preferoi të mos tregonte detaje, teksa tha vetëm: ‘surprizë, po diskutojmë’.
“Një nder” e konsideron këngëtarja Dua Lipa vizitën në Tiranë, ku ndodhet që prej ditës së djeshme. Në Instagram, Dua Lipa ka postuar foto nga kjo vizitë, ndërsa është ndalur edhe rindërtimi i kopshtit 42, që ndodhet në zonën e njohur si ish-Blloku dhe që do të ndërtohet nga fondet e siguruara prej saj, nga fondacioni “Sunny Hill”.
“Një nder të jem sot në Tiranë – Shqipëri për të parë ecurinë e ndërtimeve për “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të qytetit. Pas tërmetit në 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona ‘Lutu për Shqipërinë’, bluzët që i krijova me miqtë e mi, unë dyfishova fondet që bëmë dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë. Jam mirënjohëse që jam këtu për këtë sot me familjen dhe miqtë e mi. Faleminderit Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për të gjithë ndihmën tuaj gjatë këtij procesi. HAPJA 15 SHTATOR 2021! Faleminderit Shqipëri dhe sunnyhillfoundation”, shkruan Dua në Instagram.
Këngëtarja e famshme botërore Dua Lipa, e cila prej ditës së djeshme ndodhet në Shqipëri, i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës, “Adopto një Kopësht”. Ajo ka përzgjedhur Kopshtin numër 42, i cili ndodhet në zonën e njohur si ish-Blloku, për të lënë një gjurmë në rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, të cilit nuk i shpëtoi as kjo godinë.
Menjëherë pas pritjes në zyrën e kreut të Bashkisë, Dua Lipa së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj vizituan ambientet e këtij kopshti, për të parë nga afër punën për rindërtimin e tij, pas të cilës do të nisë edhe projekti i këngëtares për transformimin edhe të këtij kopshti në një kopsht me standarde europiane.
“Kemi zgjedhur një kopësht që është mu në zemër të Tiranës, i cili do të mirëpresë 300 fëmijë. Shpresoj që ata të bëhen të gjithë të suksesshëm si ty, sepse unë besoj se kur fëmijët rriten mirë, mund të bëhen qytetarë të mirë. Dua është sot artistja më e famshme në botë, por mbi të gjitha është një vajzë e mirë! Nuk mjafton të jesh vetëm artist i mirë, ne kemi parë plot artistë të mirë, por duhet të jesh edhe njeri i mirë dhe Dua është një njeri i mirë dhe sot ka adoptuar këtë kopësht, të cilin do ta quajmë kopshti dhe çerdhja “Sunny Hill”, si fondacioni i saj. Po ashtu, kemi edhe dy miqtë e tjerë me origjinë nga Shqipëria, Kujtimi dhe Arbeni, të cilët kur ra tërmeti, me kërkesën e Duas, dizenjuan një bluzë të cilën njerëzit e blenë në internet, në shenjë solidariteti dhe më atë fond ne do të bëjmë mobilimin, lodrat, kuzhinën dhe pjesën artistike të kopshtit, për t’u ngritur më të fortë se ç’ishim kur u rrëzuam nga tërmeti,” u shpreh Veliaj.
Këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Dua Lipa, u shpreh e lumtur që mundi të japë një kontribut në Programin për Rindërtimin, por mbi të gjitha, ajo tha se ndihet krenare që është shqiptare.
“Më së pari, ju lumshin duart për gjithë punën që keni bërë! Kopshti ka për të qenë shumë i bukur. Po ndihem shumë krenare që ‘Sunny Hill Foundation’ ndihmoi për realizimin e kopshtit. Me shpresë të shohim më shumë gjëra të mira për vendin tonë. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe me çfarëdo ndihme që mund të ndihmoj jam shumë e nderuar”, u shpreh ndër të tjera Dua.
Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij këngëtaren e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipën. Kreu i qeverisë ka ndarë një foto me këngëtaren, ku shkruan edhe përshtypjen e tij për yllin e muzikës botërore.
Rama thotë se brenda tij mbeti gjurma e vajzës së mençur, e edukuar, e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Kryeministri Rama i ka dhuruar edhe një libër të tij me piktura.
‘DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s'ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.
Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike!’- shkruan Rama.
Foto e postuar nga kryeministri Rama
Vajze artiste. Vajze shqiptare.
PërgjigjuSa ngjan ky Lali me Bora Muzhaqin
PërgjigjuSi me shku ne Serbi si ne Shqiperi njejte.
PërgjigjuO rrote mulliri o km manall po ty cte duhet se na rrujte shulin. Kjo askushi ishte askushi eshte. Idjot
PërgjigjuAs antaret e Agimit te Arte dhe te grupeve nacinaliste serbe s'do kishin reaguar dot me me shum mllef se ty... Hahahaha
E rujjt Zoti.
PërgjigjuKa lezet. Femer e thjeshte. Te ishte rrit ktu do ishte terbu do ishte tu u fry me botox e tu nxjerr naj gje jasht
Përgjigju