Ambasadorja e SHBA-së, në vendin tonë, Yuri Kim tha se Shqipëria duhet të jetë një partner i Amerikës e jo një problem sa i përket luftës anti-korrupsion.
“Ne e duam që Shqipëria të jetë përherë e më tepër një partner dhe jo një problem, ju duhet ta udhëhiqni luftën, shpesh flasim për rolin e SHBA dhe dëgjoj, “vetëm ju mund ta bëni”, por unë them që “ju duhet ta bëni”, SHBA si miq tuaj do të jenë me ju, në çdo hap të udhës dhe në çdo hap të rrugës, do të jetë I vështirë, ndonjëherë do ju shtyjmë, ndonjëherë nuk do të doni të vazhdoni më, ose ne nuk duam që të vazhdojmë më, ky është çasti ku ju mund të qëndroni apo ngriheni në një nivel, ju jeni anëtarë I NATO, jeni në prag të BE, ju do jeni anëtarë, çdo shtet bie dakord që Shqipëria ka bërë punën të jetë anëtare e BE, tani që nga 1 janari jeni anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB, ju vendosni, ju jeni lider me ne, ambasadori juaj në OKB, është një superstar, kryeministrit I kërkohet të flasë për Ukrainën, apo për çështje të tjera, sepse Shqipëria ka peshë, por nuk mund ta bëni këtë nëse korrupsioni shihet si i pranueshëm, e themi këtë jo se ne jemi të çliruar nga korrupsioni, po kemi kemi ligje dhe një sistem shoqëror që e bën të turpërueshme që të pushtetshmi të kërkojë avantazhin e të dobëtit, kemi prokurorë e gjyqtarë që priten të zbatojnë ligjin, por ne kemi qytetar që kërkojnë të drejtat e tyre, si baza e demokracisë, kështu 30 vite një brez, ka ardhur koha të thonë që ligji është I zbatueshëm I barabartë për të gjithë, nëse dikush shkel ligjin, dhe jo se jemi hakmarrës, por sepse çdo qytetar duhet të ketë një mundësi të barabartë”, tha Kim.
Kim gjatë fjalës së saj tha se salla e mbushur plot, nënkupton se qeveria dhe Shqipëria është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.
Lajmi kryesor: