Yuri Kim me ish-të përndjekurit në ish-kampin e internimit në Tepelenë: Jam e prekur! Njerëzit që nuk kanë gjetur eshtrat e të dashurve të tyre vazhdojnë të vuajnë

Yuri Kim me ish-të përndjekurit në ish-kampin e internimit në Tepelenë: Jam e prekur! Njerëzit që nuk kanë gjetur eshtrat e të dashurve të tyre vazhdojnë të vuajnë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ditën e sotme u është bashkuar ish-të përndjekurve politikë dhe të afërmve të tyre për inagurimin e ekspozitës së jashtme të përhershme në ish-kampin e internimit në Tepelenë.

Yuri Kim në një postim në rrjetet sociale shkruan se, ky kamp ka mbajtur mbi 3000 njerëz, në kushte të tmerrshme, ku vetëm gjatë dy muajve në vitin 1950 humbën jetën nga sëmundjet 285 fëmijë.

E prekur nga historia e Simon Mirakajt, ish i internuar, Yuri Kim u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptarë që të vazhdojnë të mbledhin dhe të publikojnë dokumente dhe të dhëna në lidhje me këtë pjesë të dhimbshme të historisë së Shqipërisë.

'Isha e nderuar t’iu bashkohesha ish-të përndjekurve politikë dhe të afërmve të tyre për inaugurimin e ekspozitës së jashtme të përhershme në ish-kampin e internimit në Tepelenë.

Gjatë funksionimit të tij në vitet 1949-1953, kampi i Tepelenës mbajti mbi 3000 njerëz, në kushte të tmerrshme. Vetëm gjatë dy muajve në vitin 1950, vdiqën nga sëmundjet 285 fëmijë. U preka kur dëgjova Simon Mirakajn, i cili u detyrua të jetonte atje nga mosha katër deri në nëntë vjeç, të fliste për atë që ai dhe të tjerët duruan në kamp.

 Është shumë e rëndësishme që autoritetet shqiptare të vazhdojnë të mbledhin dhe të publikojnë dokumente dhe të dhëna në lidhje me këtë pjesë të dhimbshme të historisë së Shqipërisë. Njerëzit vazhdojnë të vuajnë, veçanërisht ata që nuk kanë gjetur ende eshtrat e të dashurve të tyre. Paqja nuk mund të vijë pa të vërtetën dhe pajtimin.'- shkruan Yuri Kim.

 

 

M.Q./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion