Yuri Kim, Meta nuk e ka thjesht me ty! Përse Presidenti shkel vijën e kuqe me ambasadorët sa herë i kërkojnë sundimin e ligjit…

Yuri Kim, Meta nuk e ka thjesht me ty! Përse Presidenti shkel vijën e kuqe me ambasadorët sa herë i kërkojnë sundimin e ligjit…

Presidenti Ilir Meta dhe Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim

Një SMS e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila i kërkonte të hiqte dorë nga kërcënimet dhe nxitjet për dhunë përpara zgjedhjeve, e nxori sërish jashtë kontrollit, Presidentin Ilir Meta, drejtpërdrejt në një studio televizive, ku me një gjuhë të shkujdesur do ta etiketonte ambasadoren Kim si mbështetëse të njëanshme të Edi Ramës. Madje Ilir Meta do të shkonte edhe më tej, duke deklaruar se ambasadorja e pati kërcënuar dikur, duke i thënë se “ne dimë disa gjëra për ty”.

Lajthitja publike e Metës nuk është më lajm. Agresiviteti i tij është bashkëshoqërues i një Presidenti që shkel vijën e kuqe në raport me ambasadorët e vendeve aleate, sa herë që këta të fundit i kërkojnë të qëndrojë me dinjitet brenda kornizës ligjore dhe institucionale që ia kërkon detyra e tij si President i Republikës.

Kronologjia e raporteve të tij me diplomatët e huaj në Tiranë tregon se jo rastësisht, sa herë që ambasadorët amerikanë dhe ata të BE, vënë gishtin në plagën e madhe të drejtësisë, korrupsionit, e pandëshkueshmërisë, gjithmonë qeni që leh kundër tyre, është Ilir Meta.

E njejta narrativë, “ambasadorët mbështetës të Ramës”, të kapur nga Rama, të shitur te Rama, sorosistët e Ramës dhe në anën tjetër, ata komplotistët, që duan ta fusin në burg Ilir Metën, që duan ta vrasin Ilir Metën, është e njëjta sjellje e sforcuar dhe e tensionuar, sa herë që ata i kujtojnë se duhet të jetë ndihmues, e jo pengues në procese thelbësore si reformimi i drejtësisë, apo procesi zgjedhor.

Por le të kthehemi pas në kronologji për të kuptuar sjelljen e cuditshme të Ilir Metës kundër cdo ambasadori të akredituar në vendin tonë, për të kuptuar pse në thelb, problemin Meta nuk e ka me ta, por me atë që ata përfaqësojnë, me vlerat që ata mbrojnë, me vlerat e demokracisë, prirjet e civilizimit të vendeve që përfaqësojnë, të cilat i shtyjnë edhe ambasadorët personalisht, të investohen në reforma për të cilat Ilir Meta shpesh bëhet barrierë.

Përplasja më e fortë publike do të shquhej mes Metës dhe ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili i bënte thirrje për të mos penguar, e për të mos krijuar makinacione kundër emërimeve në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Meta vetë pranoi në një studio televizive se i ka nisur një letër Departamentit Amerikan të Shtetit, duke denoncuar Donald Lu.

“Lu Ka ardhur 10 ditë për të më kërkuar falje. Më kapte Arta Daden. Ka pasur një letër nga ana ime për institucionet amerikane, për sjelljen e tij të papërgjegjshme, dhe në fund fare tha se më gënjyen socialistet”, ka deklaruar Meta.

Por inati me Donald Lu-në, ambasadorin që u investua personalisht te reforma në drejtësi, Metës nuk i doli kurrë. Gjatë një interviste për reformën, duke iu referuar kontributit të ambasadorit amerikan dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin, Meta tha se “nuk pret zgjidhje nga diplomatë që sot janë në Shqipëri dhe nesër ikin në Taxhikistan, Afganistan apo dalin në pension”.

Në nëntor të vitit 2019, pak pasi ambasada amerikane kishte bërë një deklaratë për ngritjen e gjykatës kushtetuese duke e konsideruar “një hap madhor në procesin e reformës në drejtësi”, por që kishte ngecur për shkak të interpretimeve të ndryshme ligjore të procesit të emërimit, Meta shpërthen sërish. Zëdhënësi i tij, reagoi me të njejtën gjuhë të ashpër si ai, duke i etiketuar ambasadorët si “garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit”, kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED.

Presidenti Meta sulmoi në mënyrë të drejtëprdrejtë ambasadorin italian Alberto Cutillo, i cili ishte i pari që hodhi publikisht idenë e përfshirjes së Komisionit të Venecias për zgjidhjen e përplasjes mbi emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Metës, “tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës”.

Sërish, narrativa e turpshme e ambasadorëve të blerë nga Rama, për drejtësinë e kapur, targeton ambasadën amerikane:

“Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë”, lokalitet ku disa vite më parë u zbulua një laborator kokaine. “Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik”, theksonte reagimi i Metës.

Meta ulërinte për diplomatë të korruptuar që kërkonin ta linin vendin pa gjykatë kushtetuese. Sipas tij, tij ata po nxisin sherr në Shqipëri.

Në vitin 2019, në studion e OPEN, Meta deklaronte se disa ambasadorë të huaj në vendin tonë janë kthyer lecka të Edi Ramës. Deklarata erdhi pak pasi kishte shpallur “non grata” ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt.

“Disa diplomatë janë bërë si leckat e Edi Ramës. Jo vetëm janë bërë palë, por janë i vetmi justifikim i Ramës për dështimet e tij. Non-grata per Borchard për t’i treguar kufirin këtyre diplomatëve që vënë në dyshim dekretet e presidentit. ”, tha ai në emisionin “Open” në Top Channel.

Cmenduria e Metës arriti deri aty sa përmes një letre, njoftoi se ambasadori i OSBE ishte shpallur non grata në Presidencë, pasi ai vuri në diskutim dekretin e Metës për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Në nëntor të vitit 2019, Meta e drejton sulmin nga ambasadori i ri i BE në Tiranë, Luigi Soreca, të cilin e konsideronte përgjegjës për situatën me gjykatën kushtetuese.

“Nuk kam nevojë të më përkrahë Soreca. Ambasadorët të heqin dorë nga lobimet, po dëmtojnë vendet e tyre.Ata i kanë krijuar Ramës idenë se mund të bëjnë gjithcka.Ka patur një lobing të fortë për t’i dhënë të gjithë drejtësinë Edi Ramës”, tha Meta.

Po ashtu, në maj të vitit 2020, Meta deklaronte nga studio e emisionit Opinion se misionet e BE dhe SHBA në Tiranë, Euralius dhe OPDAT, punojnë me urdhrat e Edi Ramës, për të bojkotuar presidentin e republikës, lidhur me emërimet në KED. E për ketë ai i referohej komunikimeve që kishte patur në vitin 2017, me ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin dhe shefes së EURALIUS, që i akuzonte për vendime politike.

Mbrëmjen e djeshme e kishte radhën Yuri Kim, e investuar fort në Shqipëri te sundimi i ligjit, drejtësia dhe zgjedhjet paqësore të 25 Prillit. Një tjetër amerikane që i kujton Ilir Metës se Presidenti i Republikës nuk mund të komunikojë e veprojë në dëm të interesave të shqiptarëve duke nxitur dhunë e konflikt. Mjaftoi vetëm kaq, një thirrje krejt qytetare, por e prerë, që Presidenti të dilte sërish nga kontrolli për të sulmuar personalisht, një tjetër ambasadore. Por në fakt, Meta nuk e ka problemin me Yuri Kim, por me qasjen që SHBA dhe vendet aleate kanë ndaj fatit dhe të ardhmes së Shqipërisë, qasje që me siguri, nuk përkon aspak me qasjen e Ilir Metës.

Kështu, Ilir Meta do të mbahet mend në historinë e shqiptarëve për dy gjëra. Një për rrëzimin e institucionit të Kreut të Shtetit në një zyrë të rëndomtë partiake të opozitës dhe dy, për përplasjet e tij të palogjikshme dhe turpëruese, me të gjithë ambasadorët që kanë kërkuar asgjë më shumë se sa normalitet institucional në vendin tonë. Normalitet që e shqetëson dhe e komplekson aq shumë psikën e Presidentit, sa e vetmja strehë që gjen, janë teoritë dhe fantazitë e pajustifikueshme për komplot ndërkombëtar kundër Shqipërisë, fantazi po aq qesharake sa ato të “armikut të jashtëm” të Enver Hoxhës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 25/04/2021 04:54

    Mos mendo o like injoranti e kokemadhi qe populli do te vritet per te mbrojtur ato qe i ke vjedhur dhe shkaterruar ti Shqiperse se bashku me mona surrat kali,salqeni e lulka. Populli do tju coje me duart e tyre ne biruce

    Përgjigju
  • vjosa: 25/04/2021 01:19

    TI DO VARUR mor qen ,,,,,qe te dali shpirti me siklet,,,,,me rakete nuk kupton asgje,,nuk vuan,,,populli do qe para se te vdesesh mor ilir muti te vuash....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Çfarë po ndodh me Donald Trump dhe gruan e tij?

Çfarë po ndodh me Donald Trump dhe gruan e tij?