Defender 21/ Yuri Kim ndan videon me mjetet e ushtrisë: Është bukur të shohësh aleatët dhe partnerët të forcojnë ndërveprimin! Ambasada e SHBA: Ja si transportohen automjetet në det

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, ka shpërndarë në rrjetet sociale disa momente nga stërvitja e Defender 21.

Kim shkruan se aty shihet se si anijet pompojnë karburant, duke shtuar se kjo është një nga stërvitje më të mëdha që zhvillohet për herë të parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Sakaq ambasadorja nënvizon se është mirë të shohësh Aleatët dhe Partnerët të mprehin aftësitë dhe të forcojnë ndërveprimin.

“Shiko anijet ushtarake amerikane që pompojnë karburant nga anija në breg si pjesë e # DefenderEurope21 . Hera e parë që ushtrohet ky aktivitet kompleks logjistik në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Është mirë të shohësh Aleatët dhe Partnerët të mprehin aftësitë dhe të forcojnë ndërveprimin,”– shkruan Kim.

Po ashtu edhe Ambasada Amerikane ka publikuar një video nga stërvitja që u bë një ditë më parë, lidhur me stërvitjen e madhe që nisi dje në Portin e Durrësit, “Defender Europe 21”.

‘Shikoni disa pamje më shumë nga #DefenderEurope 21 dje në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Portin e Durrësit. Shihni transportimin e automjeteve në det si pjesë e Operacionit të Përbashkët Logjistik nga toka në breg, kryer për herë të parë në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ky ushtrim tregon që forcat e SHBA dhe NATO-s janë të stërvitura, të afta për të operuar së bashku dhe gati për t’u përgjigjur në rast sulmesh.’- thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.

 

‘Defender Europe 21’ është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe.

Stërvitja do të zhvillohet deri në 20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë. Ajo do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

Manovrat Defender-Europe këtë vit kanë përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja