Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori gjerman, Peter Zingraf dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca zhvilluan një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë, Edi Ramën. Ky është takimi i tretë i Yuri Kim me kryeministrin Edi Rama brenda një periudhe kohore të shkurtër, prej 5 ditësh.
Në dy takimet e para në fokus ka qenë përfundimi i Reformës Zgjedhore dhe uljes së opozitës në tryezë pas bojkotit të saj në takimin e 18 majit dhe situata e tensionuar në vend e krijuar nga shembja e Teatrit Kombëtar.
Reforma zgjedhore dhe protestat e nxitura pas shembjes së Teatrit Kombëtar do të jenë në fokus të bisedimeve. Ndërkohë që pak metra larg Kryeministrisë u zhvillua protesta e radhës e opozitës dhe Aleancës për Teatrin.
Një ditë më parë Yuri Kim u shfaq në derën e Kryeministrisë, ku qëndroi rreth një orë për të diskutuar për finalizimin e reformës zgjedhore dhe zgjidhjen e ngërçit politik, ndërsa vetë Kryeministri Rama tha se ka pasur diskutime edhe me miqtë ndërkombëtarë edhe jashtë vendit.
Sa herë që gjakrat nxehen në politikën shqiptare, reagimi ndërkombëtarë është i menjëhershëm në mënyrë që të sigurojnë që nuk do të braktisën reformat kyçe për demokracinë në vend dhe thelbësore për integrimin në BE.
Nisja e protestave të reja pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ka sjellë sërish tensione në politikën shqiptare, ndërsa sot zhvillohet dhe protesta e tretë e Aleancës për Teatrin dhe opozitës, jo më për teatrin pasi ai u shemb, por për të "rrëzuar qeverinë dhe diktaturës" sipas tyre.


Makinat e trupave diplomatik
Komente












rama me usa e be,,,luli me lela ,licaj,kericaj,e dobicaj
PërgjigjuVetem per dicka jam i sigurt qe prishja e teatrit duhet te ndodhe, sepse ishte e domosdoshme, sepse i kishte ardhur koha nga vjetersi.Mos gjemoni politicen sepse ato te gjith pa prejashtim gjemojne lekun, duke futur njerezit ne te gjitha katrauret e tyre, pra distancicimi eshte gjeja me zgjuar.Politica Shqipetare eshte e pa ngopur,vjedhje ,dhe mashtrim , jan njerez pa shpirt.
Përgjigjuju qe ju ngeli ne goje politika,nuk keni argument me bajat se ajo qe teatri ishte i vjeter. argument absurd. mendo njehere me mendje jo me politik. kujt po i plas per politiken. po na intereson kultura historia qe te kemi tu tregojm te tjereve kemi kete godine kemi kete vlere. nuk e di ju a ja beni ndonjehere pyetjen vetes pse duhet te qendrojne godinat e ministrive qe jane po aq te vjetra, apo pse duhet te qendrojne kalate shekullore shqiptare qe jane rrenoja tani. qendrojne se jane kulture. pposhte politika 30 vjecare e ketij vendi.
Pse keshtu me kaq nxitim ? Mos do i thote gje qe pse lihen te lire keqberesit apo ka sjelle Kimi urdheresa nga lart për tu vene në zbatim?!
PërgjigjuPo o Kafshe po i thote vishi brekushet e behu gati ke 40 penxheret
Kam frike per te kunderten, per fat te keq.
Poooooo
Shum Mir ben qe e shemben teatrin te bejn nje te ri me te Mir se ishte teater koti te bejm dhe ne nje me te Mir e me te madh si Europa.
PërgjigjuO Daniel po ku je mer pall
O Danjel miku, kur ke qene ne teater a mban mend? Mos u lodh o danjel shkruan ketu, se nje me pak nje me shume nuk ben dallim.