Ambasadorja Yuri Kim në zonat e prekura nga tërmeti në Durrës: Doja të shihja dëmet... dhe si po rikuperohen ato (VIDEO)
Kim tha se shqiptarët janë miqtë e amerikanëve ndërsa vuri në dukje se pas tërmetit SHBA ishte ndër vendet e para që u gjend pranë tyre me ndihma, forca ushtrarake por edhe eskprtë për vlerësimin e dëmeve.
DURRES- Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka 'zbarkuar' ditën e sotme në qytetin e Durrësit për të parë nga afër siç theksoi ajo jo vetëm dëmet por edhe mënyrën si po menaxhohen këto dëme. Kim tha se shqiptarët janë miqtë e amerikanëve ndërsa vuri në dukje se pas tërmetit SHBA ishte ndër vendet e para që u gjend pranë tyre me ndihma, forca ushtrarake por edhe eskprtë për vlerësimin e dëmeve.
"Ne donim të vinim këtu për t'i shprehur solidaritetin popullit të Durrësit pas tërmetit të 26 nëntorit. Miqtë festojnë së bashkuar por është më e rëndësishme që ata të ndihmojnë njëri tjetrin kur kanë nevojë. Kam ardhur për të parë jo vetëm dëmet por edhe përpjekjet që po bëhen për të rikuperuar dëmet. Ju jeni miqtë e Amerikës, ndihma jonë erdhi menjëherë pas fatkeqësisë. U preka shumë kur pashë kontributet që ne po japim dhe ne jemi shumë krenarë që në kutitë e ndihmave tregohet që kjo është një dhuratë nga populli amerikan. Ushtarakët tanë kanë pasur mundësi të ndihmojë ndërsa përveç atyre që ndihmuan për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat ne sollëm edhe ekspertë", tha Yuri Kim.
Ditën e sotme Yuri Kim zhvilloi një takim për rreth dy orë me kryeministrin Edi Rama për rreth dy orë, të cilin e falenderoi për përpjekjet për të çuar para prioritet e përbashkëta të dy vendeve.