TIRANE- Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me kryeministrin Edi Rama. Në takimin e zgjatur për rreth dy orë është folur mbi marrëdhënien mes dy vendeve si prioritet e përbashkët. Ambasada ka zbardhur detaje nga takimi mes Ramës dhe Yuri Kim. Ajo theksoi se Kim ka përvijuar prioritetet e SHBA për të ndihmuar Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s, si dhe ka falenderuar Ramën për përpjekjet për të çuar para prioritet e përbashkëta të dy vendeve.
"Në vizitën e sotme prezantuese me Kryeministrin Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe amerikanët. Ajo falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta. SHBA qëndron krah Shqipërisë", njofton ambasada e SHBA", njoftim ambasada e SHBA.
Lidhur me takimin ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. "Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate. Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën AntiKÇK&Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar", shkruan Rama.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5e340e7b186c7rama.jpg)
Postimi ne twitter i kryeministrit Edi Rama
Një natë më parë Kim zhvilloi një kokteil në Tiranë duke bërë bashkë disa nga figurat politike në vend, mes tyre kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, krydemokrati Lulzim Basha.
Gjatë fjalës së saj, Kim prezantoi tre prioritetet kryesore ku do të fokusohet puna e saj: ndihma për forcimin e aleancës me NATO-n, zhvillimi demokratik dhe rritja e investimeve të huaja. Por të tria këto, u shpreh ambasadorja kërkojnë që Shqipëria të çrrënjosë korrupsionin.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5e3422fc10bfc1_001.jpg)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11347
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë
17 Shkurt, 13:11
-
'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë
17 Shkurt, 11:20
-
Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!
17 Shkurt, 08:06
-
Kryeministri Rama ndan fotot nga pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon edhe Richard Grenell e Albin Kurtin (FOTOT)
16 Shkurt, 18:45
-
Kos batuta me Ramën: Mezi pres të vij në Tiranë, i futem detit me not për të pasur marrëdhënie të mira me BE! Kryeministri: Ta bëjmë Brukselin të notojë (VIDEO)
16 Shkurt, 13:27
-
Rama kritika BE për zgjerimin: Po ecën ngadalë, ndani mendjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor! Zgjedhja e Trump, akti më bujar i Zotit kundrejt Europës
16 Shkurt, 11:57
-
Rama nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Nuk marrim refugjatë nga Palestina, të paktën jo gjatë qeverisjes sime
16 Shkurt, 09:43
-
Rama: Përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, një ndërhyrje e rëndësishme në menaxhimin e ujërave
16 Shkurt, 08:35
-
‘Të njëjtat sulme bëjnë ndaj drejtësisë’, Basha: Rama dhe Berisha kanë të njëjtin hall, qytetarët do t'i ndëshkojnë me votë më 11 maj
15 Shkurt, 13:52