Yuri Kim përgëzon SPAK për dënimin e Llallës, thumbon Berishën: Kur të gjithë jemi të barabartë para ligjit, atëhere kemi dinjitet

Yuri Kim përgëzon SPAK për dënimin e Llallës, thumbon Berishën: Kur të gjithë jemi të barabartë para ligjit, atëhere kemi dinjitet

Nuk ka vonuar përgjigja nga SHBA për Sali Berishën, i cili tha sot se ka paditur për shpifje pasi i kishte nëpërkëmbur dinjitetin Sekretarin Amerikan të shtetit, Antony Blinken i cili publikoi vendimin e DASH për ta shpallur atë dhe familjen Berisha 'non grata' në Amerikë. Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim tha se të gjithë kanë dinjitet kur janë të barabartë përpara ligjit, duke e cilësuara këtë si 'dinjitetin e vërtetë', ndërsa shton se askush nuk është mbi ligjin pavarësisht se sa i fuqishëm është ai. Sali Berisha të gjithë konferencën e sotme e mbajti pikërisht 'mbi dinjitetin e tij të cenuar' nga deklarata e sekretarit të shtetit Blinken ku e futi atë në listën e zezë.

Këtë deklaratë Kim e bëri gjatë përgëzimit të punës së SPAK për dënimin me 2 vite burg të ish kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, duke u bërë kështu zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar ndonjëherë nga një gjykatë në vend. Edhe Adriatik Llalla ishte person i shpallur 'non grata' nga SHBA.

"Më vjen mirë që  SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush - pavarësisht sa i fuqishëm - nuk është mbi ligjin. Kur të gjithë jemi të barabartë para ligjit, të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë", shkruan Kim  

DASH e akuzoi Berishës për korrupsion dhe minim të demokracisë dhe  të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Për këtë vendim, pasditen e sotme Berisha tha se nuk do të lejojë cenimin e dinjitetit të tij dhe se në këtë rast do e mbrojë atë në një gjykatë në Francë me një nga avokatët më të shtrenjtë francez Jean-yves le Borgne. Sali Berisha duket se do ta mbyllë karrierën e tij politike mbi 30 vjeçare në 'luftë' me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa Adriatik Llalla u dënua sot nga Gjykata e Posaçme kundër  korrupsionit, me kërkesë të SPAK,  me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike. Hetimi për Llallës ka nisur në mars të vitit 2018 ka përfunduar sot  pas 3 vitesh, duke e dënuar ish kryeprokurorin me burg. Ky vendim i SPAK është përshëndetur edhe nga Ambasada Britanike e ka cilësuar si një tregues se kur ka vullnet reformat arrijnë rezultate.

Postimi i Yuri Kim

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt