Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: 'Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet'

Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: 'Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet'

Yuri Kim

Yuri Kim dje shkëlqeu, asntu si çdo ambasador tjetër në prag zgjedhjesh. Shkëlqimi i shkëlqesisë së saj erdhi 10 ditë para votimit, ashtu si Donald Lu 6 vite më parë kur dekriminalizoi sistemin politik shqiptar nëpërmjet thirrjes: “Mos votoni mercedezët e zi, me 5 emra të ndryshëm për kryetarë bashkish”.

Dje në intervistën me gazetarin e njohur Lutfi Dervishi, ambasadorja amerikane theksoi disa herë prezencën diplomatike dhe ushtarake të lartë pas 25 Prill në Shqipëri, duke dërguar mesazh të qartë të gjitha palëve në Shqipëri që s’kanë asnjë shans që të destabilizojnë vendin apo rajonin për interesat e tyre private politike apo për rezultatin e zgjedhjeve.

Trupat amerikane fillon stërvitjen ushtarake në 26 Prill dhe kjo do shoqërohet me një prezenc diplomatike shumë të lartë.

Shkëlqesia Yuri Kim, qartazi shprehu një vizion të partnerit patriotik për Shqipërinë, të dokusuar të tre prioritete pro shqiptare:

– integrimi i Shqipërisë

– zgjedhjet e lira dhe të ndershme

– stabiliteti politik

– reforma në drejtësi dhe ndëshkueshmëria.

Për herë të parë një përfaqësuese diplomatike, hedh një hap konkret me emra dhe dosje për zyrtar që duhen nxjerr jashtë sistemit.

Ajo shkëlqeu dje më shumë se çdo diplomat dhe politikan shqiptarë me paanësinë e saj dhe pozicionin mbi palët.

Ajo shkëlqeu edhe me reagimin e saj pas intervistës, ku s’lejoi që disa media pro opozitare ta monopolizinin intervistën dhe ta keq-përdornin si fushatë elektorale për rotacion.

Ajo shkëlqeu në paralajmërimin që i dha qeverisë e cila s’mund të ketë mbështetje amerikane nëse nuk jep shembuj ndëshkueshmërie.

Ajo shkëlqeu në mesazhin ndaj çdo partie e cila mbush listat e deputetëve me kriminel.

Ajo shkëlqeu sepse tregoi që e do Shqipërinë, më shumë se politikanët shqiptar që kanë 30 vjet e mjelin si “lopë”.

Por shkëlqimi më i madh i saj ishte sepse i tha mesazh shqip, 3 milion thashethemeve të rrugve, bareve dhe restoranteve, që ankohen tash 30 vjet për politikanët e korruptuar.

Ata i keni në lista:

Ajo shkëlqeu sepse foli shqip dhe nuk ngatërroi: Ndryshimin me riciklimin.

Lexoni fletën e votimit sepse emrat e atyre që akuzohen për korrupsion 30 vjeçar nuk janë shkruar në anglisht…

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sara Green: 14/04/2021 18:28

    Vendi yne ka pare shume kryeministra. Nuk marr pjese ne asnje parti, po Z. Edi Rama eshte udheheqesi qe i duhet vendit tani. Ai dhe qeveria jane ne mes te puneve per ti perfunduar. Nuk kam besim tek asnje njeri tjeter qe do I conte punimet me prepara se Gjigandi. Ate e vlereson gjithe bota. PD eshte e shpartalluar sidomos tani ne aleance me LSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!