Yuri Kim shpërndan foto të Piramidës së Tiranës: Dikur simbol i së kaluarës së errët, sot inkubator për inovatorët

Yuri Kim shpërndan foto të Piramidës së Tiranës: Dikur simbol i së kaluarës së errët, sot inkubator për inovatorët

Piramida e Tiranës

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka ndarë një foto nga piramida e Tiranës, krahas të cilës shkruan se ajo u ndërtua nga diktatura dhe shfaqej si simbol i të kaluarës të errët ndërsa sot sipas saj po kthehet në inkubator për inovatorët.

Piramida u ndërtua si një festë cinike e diktaturës, që shfaqej për një kohë të gjatë si një simbol i së kaluarës së errët. Tani, ajo po kthehet – në partneritet mes SHBA dhe Shqipërisë, në një inkubator për inovatorët, në mënyrë që Shqipëria më e mirë dhe e ndritur të formojë një të ardhme të re”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Ndërtimi i Piramidës filloi në vitin 1986 dhe përfundoi në vitin 1988 duke shërbyer si një muze në trashëgiminë e Hoxhës deri në vitin 1991.  U përurua në 14 tetor 1988 si muzeu i diktatorit Enver Hoxha. Kjo strukturë u projektua si krahë shqiponje, simbol i vetë kombit, por i dukshëm si i tillë vetëm nga lart. Ajo zuri vend në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, në një nga pikat më nevralgjike të qytetit.

Pas vitit 1991 ajo u kthye në qendër konferencash e panairesh. Piramida e Tiranës, tashmë kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar në arsimimin digjital, në kulturën e teknologjisë së informacionit dhe në funksion të artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo hapësirave të tjera rinore. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 16/06/2021 06:43

    Po moj zonja Kim e vertete qe ishte muzeu i ENVER HOXHES po nuk mund ti heqim Shqiperise 50 vite te historise. Sido qe te jete ajo do te jete pjese e kesaj Shqiperie duam apo nuk duan ne. Ashtu sic kane ngelur paraardhes e te tjeter nga mbrapa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja