TIRANË- Një ditë pasi finalizoi marrëveshjen me aleatët për dalë në lista të përbashkëta në zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Kim shkruan se Basha e ka njohur me programin politik të PD-së dhe aleatëve të saj. Theksin e ka vendosur në kandidimin e figurave të pasta në zgjedhjet e 25 prillit.

"Pata një takim të shkëlqyer ditën e sotme me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Dëgjova programin politik të PD dhe aleatëve të saj. Nënvizova se SHBA-ja pret që listat e kandidatëve për deputet të jenë të pastra. Ne do të jemi gjithmonë të përkushtuar për forcuar marrëdhënien SHBA-Shqipëri, me respekt për votuesit shqiptar në zgjedhjet e 25 prillit", shkruan Kim. 

Postimi i ambasadores Yuri Kim në anglisht

Ditën e djeshme, Basha finalizoni marrëveshjen me të gjithë aleatët e tij, për t'u futur në zgjedhje si një koalicion opozitar. Në siglën " ‘Partia demokratike - Aleanca për ndryshim’, Basha, ka kristalizuar marrëveshjen me 12 aleatët e tij. Pjesë e këtij koalicioni, do të jetë PR e Fatmir Mediut, LZHK-ja e Dashamir Shehit, FRD e Bamir Topit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit, Balli Kombëtar i Artur Roshit nga opozita parlamentare, PBLD e Arjan Starovës, PBD e Ylber Valterit, PLL e Shpëtim Axhamit dhe PKD e Dhimitër Muslias.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:51
Takimi me Yuri Kim, Basha: I prezantova programin e PD! Kemi nevojë për mbështetjen amerikane për të thithur investimet e tyre dhe luftuar korrupsionin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur kënaqësinë e tij për takimin e zhvilluar me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim. Basha shkruan se i ka prezantuar ambasadores programin e PD si dhe ka kërkuar mbështetjen e SHBA për të rritur investimet në vend dhe luftuar krimin e organizuar.

"Kënaqësi që takova sot ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Ndava me të planin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetjen amerikane dhe bashkëpunimin e fortë Shqipër-SHBA, për të rritur zhvillimin ekonomik, për të tërhequr investimet amerikane dhe për të forcuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit", shkruan Basha.