Pas takimit me ambasadorët në Shqipëri, opozita jashtëparlamentare ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 10:00.
Zëvendës ambasadorja amerikane, Leyla Moses Ones, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori Britanik, Duncan Norman kanë qëndruar 60 minuta në selinë blu ku zhvilluan takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Në takim ka qenë i pranishëm edhe Petrit Vasili i LSI-së.
"Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:
Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00.
Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme" shkruhet në letrën zyrtare të dërguar nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.
Burime për Report Tv shprehen se takimi me ndërkombëtarët është thirrur nga kryedemokrati dhe në fokus të diskutimit ka qenë reforma zgjedhore dhe ndryshimet në kodin zgjedhor ku do të përcaktohen koalicionet dhe listat e hapura.
Ky takim vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik kur të dyja palët sërish nuk kanë gjetur "pika" të përbashkëta për listat 100 % të hapura dhe implementimin e ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor.
Përfaqësuesi i PS-së në këshill, Damian Gjiknuri i ka vendosur një afat opozitës së bashkuar për të paraqitur një listë të përbashkët kandidatësh deri të premten (18 shtator).
Ndërsa këta të fundit kanë kthyer sytë nga ODIHR-i ku kërkojnë konsultim.
Ambasadorët kanë zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Petrit Vasili i LSI-së.
Pas takimit, opozita ka kërkuar thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik.
"Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:
Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00.
Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme" shkruhet në letrën zyrtare të dërguar nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.
Në selinë blu kanë mbërritur edhe zëvendës ambasadorja amerikane, Leyla Moses Ones, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori Britanik, Duncan Norman ku do të zhvillojnë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Petrit Vasili ka mbërritur në selinë blu ku do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së, Basha. Në takim do të jenë të pranishëm edhe zëvendës ambasadorja amerikane, Leyla Moses Ones, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori Britanik, Duncan Norman.