Yuri Kim takohet me Ramën në New York: E kënaqur të shihja kryeministrin shqiptar në drejtimin e debatit në KS

Yuri Kim takohet me Ramën në New York: E kënaqur të shihja kryeministrin shqiptar në drejtimin e debatit në KS

Yuri Kim dhe Edi Rama

Ish ambasadorja amerikane, Yuri Kim tashmë në rolin e ndihmës sekretares se Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, është takuar me kryeministrin Edi Rama në New York. Ka qenë Kim ajo që që ka ndarë një fotografi me kreun e qeverisë ndërsa shkruan se diskutuan rreth mënyrave me anë të të cilave mund të forcohen më tej marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

“E kënaqur të shihja kryeministrin Edi Rama në #UNGA78 , ku ai kryesoi debatin e Këshillit të Sigurimit mbi pushtimin e Rusisë në #Ukrainë. Ne patëm gjithashtu mundësinë të diskutonim mënyrat për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, mbështetjen e SHBA-së për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin tonë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.”, ka shkruar Yuri Kim.

 

Kryeministri Edi Rama hapi diskutimin e nivelit të lartë mes përfaqësuesve të shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit në selinë e OKB-së në New York. Ndërkohë që mbledhja filloi me një debat mes përfaqësuesit të Rusisë dhe Kryeministrit shqiptar, pasi ky i fundit tha se fjala do jepet në bazë të rregullave dhe axhendës së Këshillit të Sigurimit, ku në fokus do jetë sigurisht ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Por përfaqësuesi i Federatës Ruse, u shpreh kundër të mbajtjes së fjalimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky duke e akuzuar Këshillin e Sigurisë për mbajtjen e standardeve të dyfishta. Rusia kërkoi që Zelensky ta marrë fjalën, sipas rregullores, pas fjalës së vendeve anëtare. Megjithatë, Rama nga ana tjetër i bëri të ditur përfaqësuesit të Rusisë se është pikërisht Moska ajo që me nisjen e luftës, i ka dhënë Ukrainës rëndësinë që ka sot në sferën ndërkombëtare.

Pleased to see ???????? PM @ediramaal at #UNGA78, where he presided over Security Council debate on Russia’s invasion of #Ukraine. We also had the opportunity to discuss ways to strengthen ????????-???????? relations, ???????? support for Albania’s EU accession path, and our cooperation at NATO and on… pic.twitter.com/p55K7F2Frx

— Ambassador Yuri Kim (Acting Asst Sec) (@StateEUR) September 21, 2023

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano