TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar ish-ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn, për ta falenderuar për punën që ka bërë në krye të kësaj ministrie 4 vitet e fundit, kryesisht me Reformën në Drejtësi.

Ka qenë diplomatja amerikane e cila ka ndarë një foto nga takimi, me ish-ministren, ku nënvizon se nën drejtimin e saj Ministria e Drejtësisë ka bërë para mbi zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe me kontributin e saj kjo reformë ka filluar që të japë rezultate. Yuri Kimi thotë se SHBA vazhdon që të mbështesë fuqishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe inkurajon drejtuesit e institucioneve që të vazhdojnë të ecin përpara që të kenë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit shqiptar.

'Takova Etilda Gjonajn  për ta falënderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë - personi me jetëgjatësinë më të madhe në këtë post dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila - me kontributin e saj - ka filluar të japë rezultate. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Shpresojmë që të gjithë drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standardet për BE dhe afrojnë Shqipërinë më afër me SHBA.'- shkruan ambasadorja.

Etilda Gjonaj u zgjodh ministre e Drejtësisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Por ketë mandat, kryeministri Edi Rama nuk e rikonfirmoi Gjonajn në detyrë, duke emëruar si pasardhës të saj Ulsi Manjën.

 

1/2 I met @GjonajEtilda to thank her as she completes her extraordinary tenure as Minister of Justice - longest-serving person & first woman in this key position. We note in particular her leadership on justice reform, which - with her contribution - is beginning to show results. pic.twitter.com/OEdz0Tlmcl

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 7, 2021