Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar pas njoftimit të bërë në Report Tv, për ndërprerjen e energjisë elektrike në zonën e Unazës së Re dhe Yzberishtit në Tiranë.
Sipas OSHEE defekti ka ndodhur në një kabinë private për shkak të mungesës së kushteve teknike dhe po punohet me intensitet për rikthimin e energjisë.
“Një pjesë e Yzberishtit dhe Unaza e Re ndodhen pa energji elektrike për shkak të defektit të ndodhur në kabinën private “Giron”, e cila per shkak të mungesës së kushteve teknike solli avari në fiderin F18 te Nst Kashar.
Brigadat e OSHEE Tirana po punojnë për rikthimin sa me shpejt të energjisë elektrike tek abonentet”, shkruhet në njoftim.