TIRANE - Ish kryeministri britanik Tony Blair dhe ekipi i tij do të ofrojnë këshilla pa asnjë kosto për qeverinë shqiptare se si të modernizojnë dhe të implementojnë një axhendë reformash.
Një ditë pas mbledhjes prej 30 minutash së zhvilluar me qeverinë e drejtuar nga kryeministri Rama, zëdhënsi i ish kryeministrit britanik ka deklaruar për të përditshmen Huffington Post se Blair do të këshillojë qeverinë shqiptare në mënyrë personale dhe vullnetare, duke përdorur eksperiencën e jashtëzakonshme dhe gjenialitetin politik.
“Siç ka thënë më parë zoti Blair, nëse zoti Rama do bëhej kryeministër, ai do ishte i lumtur që ta ndihmonte, pasi Shqipëria dhe rajoni kanë shumë rëndësi për të, konflikti në Kosovë ka ndodhur në një kohë të rëndësishme të drejtimit si kryeministër”, ka thënë zëdhënësi i ish kryeministrit britanik.
Ai e uron Ramën për fitoren dhe tani po pret që të punojnë në të ardhmen.
Redaksia online
(aq/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com