Zëdhënësja e BE: PD të kthehet në
Kuvend, bashkëpunim për reformat

Zëdhënësja e BE: PD të kthehet në<br />Kuvend, bashkëpunim për reformat
Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç, i kërkon sërish opozitës që të rikthehet në Kuvend, për të çuar përpara axhendën e reformave.
 
Sipas saj, bashkëpunimi i PD-së në Kuvend është i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi dhe miratimin e reformës zgjedhore.
 
"Ne mendojmë se debati politik duhet të zhvillohet në Parlament, pasi ky është kuadri ku qeveria dhe opozita mund të bashkëpunojnë për çështjet që prekin të gjithë vendin e veçanërisht çështjet që janë kyçe për rrugën e reformave të integrimit të Shqipërisë. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që të ruhet vijueshmëria e punës parlamentare, duke qenë se ndodhemi në një moment kritik të aprovimit të reformave madhore për vendin siç janë reforma e gjyqësorit dhe ajo zgjedhore, ku përfshihet edhe rekomandimi i OSBE/ODHIR për përmirësimin e sistemit elektoral", ka thënë Koçijançiç.  
 
Sipas saj, Shqipëria është në një moment kritik dhe BE ka kushtëzuar çeljen e negociatave me reformën në gjyqësor.
 
"Mesazhi është i qartë. Ka një kuadër politik për çështje shumë specifike. Ndaj është e rëndësishme që Parlamenti të vazhdojë punimet dhe të përdoret kjo kornizë për reformat. Nuk është se ne s’po bëjmë asgjë për Shqipërinë. Shqipëria është një nga partneret tona kyçe në Ballkanin Perëndimor, vend kandidat që ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave të kushtëzuar me zbatimin e reformës së gjyqësorit. Pra, jemi në një moment kritik Ne po flasim për reforma që janë të rëndësishme për rrugën europiane të Shqipërisë", thotë ajo.
 
Zëdhënësja e KE-së njoftoi gjithashtu se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Frederica Mogherini përpara se të informojë ministrat e Jashtëm, në muajin mars, do të vizitojë Tiranën./Abcnews

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?