‘Zëri’ shkruan se zyra e OSBE në Kosovë ka anashkaluar autoritetet e Prishtinës duke arritur marrëveshje direkt me autoritetet serbe.
Gazeta Zëri citon ministrin serb për Kosovën Goran Bogdanoviç të ketë thënë se: “Po, është e vërtetë. Sot kemi arritur marrëveshje me OSBE-në. Ata do të merren me organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë. Kaq mund të them për momentin”
Ndërkohë, sipas agjencisë Tanjug, të premten komisioni zgjedhor në Serbi vendosi që votat e hedhura në Kosovë për presidentin dhe parlamentin serb do të numërohen në qytetin e Rashka-s në Serbi, ku kutitë do të mbërrijnë të vulosura.
(ep/shqiptarja.com)