Zëvendësimet në arsim,Rama:Jo
për politikë,por kur del në pension

Zëvendësimet në arsim,Rama:Jo<br />për politikë,por kur del në pension
Kryeministri Edi Rama teksa ka bashkëbiseduar me fermerët e Zharrës ka thënë se zëvendësimet në arsim nuk do të bëhen për bindje politike, por vetëm në rastet kur dikush del në pension dhe vendi lirohet.

Kjo deklaratë u bë, pas një ankese që një fermer pati për vajzën e tij, sipas së cilit, vajza nuk i ishte punësuar ndonëse ka dy fakultete.

"Zoti kryeministër, vajza ime ka dy fakultete dhe është e papunë. Unë jam me Partinë Socialiste dhe e kam të papunë vajzën” tha një nga fermerët aty.

Por kryeministri i ka dhënë dhe përgjigjen, duke i thënë se, zëvendësimet bëhen në bazë të kritereve.

“Për vajzën doja të thoja se, ne kemi bërë një ndryshim që është rrënjësor dhe jo siç ishte deri dje. Sot ka ndryshuar rrënjësisht situata dhe nuk po them se është bërë hataja, por nuk hiqen nga puna njerëzit se do ti. Mësuesve që rrinin dhe prisnin me vite dhe nuk e gjenin një punë për shkak se, nuk ishte i partisë apo se s’jepte aq lekë e kaq lekë, ka mbaruar. Nuk është hapur një vend pune sepse nuk ka dalë dikush në pension. Ndërsa për vajzën do ta verifikoj” u shpreh kryeministri.

Ai ka shtuar se, qeveria vijon punën për një shkollim akoma më cilësor në të gjitha sistemet, duke ndërhyrë dhe në godinat arsimore.

“Nga ana tjetër, ne do vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi për një shkollim normal dhe shkolla të reja brenda një periudhe të arsyeshme . Do ndërtojmë 20 shkolla, por jo nga buxheti i shtetit. Do bashkëpunojmë me sipërmarrjen dhe do i bëjmë’ tha ai.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur