Zëvendëskryeministrja Mesi: Jam
rishtare në politikë, por jo naive

Zëvendëskryeministrja Mesi: Jam<br />rishtare në politikë, por jo naive
Zëvendëskryeministrja Senida Mesi ka mbajtur fjalimin e parë në Kuvendin e Shqipërisë pas zgjedhjes në 25 qershor.
 
Pasi shpalosi disa nga objektivat e qeverisë ‘Rama 2’, Senida Mesi u shpreh se salla e Kuvendit nuk duhet të shoqërohet nga shfaqjet e rëndomta.
 
Eliminimi apo reduktimi i lejeve, licencave, dokumenteve do të mundësojnë lehtësim të madh për qytetarët.
 
Qeveria do të vazhdojë me një bosht të koalicionit të madh me qytetarët. Edhe demokratët më kanë uruar dhe mbështetur në detyrën e re.
 
Jam rishtare në këtë sallë, por nuk besoj se jam naive që këtu mos të kenë Shqipërinë si busull orientuese.
 
Askush nuk ia ka për borxh askujt në këtë sallë vijimin e shfaqjeve të rëndomta në këtë sallë. Ne duhet të përplasemi për vizione, dhe mos t’i lodhim shqiptarët që të përplasemi për interesa
” deklaroi zv/kryeministrja e re. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri